LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Mickoski po mbron krimin e Gruevskit

LSDM: Mickoski po mbron krimin e Gruevskit

OBRM-PDUKM dhe Mickoski mbrojnë krimin e Gruevskit, qytetarët mposhtën një matricë të tillë, Maqedonia po ecën përpara. Terri më i madh ishte për 11 vjetet e sundimit kriminal dhe të kota të OBRM-PDUKM-së, kur paratë e taksapaguesve është pa menduar u shpenzuan për krim ndërsa shtetin dhe qytetarët i zhytët në borxhe dhe varfëri”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.

Në kontrast me një marrëdhënie të tillë kriminale, thonë nga partia, sot ekonomia është vendosur në baza të shëndosha dhe lëviz lart.

“Rritja e pagave, rritja e BPV-së prej 3 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2018, uljen e papunësisë për tremujorin e fundit janë tregues të fundit ekonomike që dëshmojnë suksesin e politikave ekonomike të qeverisë të udhëhequr nga LSDM-ja”, thonë nga partia.

Nga atje shtojnë se OBRM-PDUKM dhe Mickoski nuk mund të ofrojnë asgjë, nuk kanë plan, ide dhe program çka do të ishte e mirë për qytetarët./Telegrafi/