LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Me Ligjin për përdorimin e gjuhëve avancohet përdorimi i të gjitha gjuhëve të popujve jo shumicë në Maqedoni

LSDM: Me Ligjin për përdorimin e gjuhëve avancohet përdorimi i të gjitha gjuhëve të popujve jo shumicë në Maqedoni

LSDM-ja me një kumtesë reagoi ndaj konferencës së sotme të mbajtur nga ana e OBRM-PDUKM-së në lidhje meLigjin për përdorimin e gjuhëve ku thanë se ligji në fjalë është jokushtetues dhe bën favorizim të një populli pakicë mbi popujt tjerë.

“OBRM-PDUKM-ja nuk ka kapacitet t’i tejkalojë politikat e krijimit të tensioneve dhe ndarjeve artificiale ndërmjet qytetarëve dhe këto kanë qenë veçori e kësaj partie gjatë viteve të kaluara. Ndryshimet në Ligjin për përdorimin e gjuhëve janë plotësisht në pajtueshmëri me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe amendamentit 5”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Nga kjo parti vlerësojnë se ky ligj ka karakter bashkues dhe do të jetë në dobi të gjithë qytetarëve të Maqedonisë dhe se gjuhët janë mjet i mirëkuptimit dhe kjo sjell zhvillim të vendit.

“Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk favorizon asnjë popull, por e avancon përdorimin e të gjithë gjuhëve të bashkësive joshumicë në Maqedoni. Jemi të bindur se qytetarët në institucionet publike duhet të kenë mundësinë të flasin në gjuhën e tyre”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori