LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Ligji për përdorimin e gjuhëve është në pajtim me Kushtetutën

LSDM: Ligji për përdorimin e gjuhëve është në pajtim me Kushtetutën

Ligji për përdorimin e gjuhëve është në pajtueshmëri me Kushtetutën, janë qyqare dhe të pabaza reagimet e OBRM-PDUKM-së, thuhet në reagimin e LSDM-së.

“Ndryshimet e Ligjit për përdorim të gjuhëve, që Kuvendi i miratoi sot, janë në pajtueshmëri me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe amendamentin 5, i miratuar para 17 viteve”, thuhet në reagim.


Me ndryshimet e miratuara, thuhet më tej, nuk rrezikohet pozicioni kushtetues i gjuhës maqedonase dhe alfabetit të saj cirilik si gjuhë zyrtare në gjithë territorin, si dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare, ndërsa avancohet përdorimi i gjuhëve të të gjithë bashkësive në Republikën e Maqedonisë.

“Qyqare dhe të pabaza janë reagimet e OBRM-PDUKM-së. Në qoftë se do të kishte çfarëdo lloj argumente për pohimet e rrejshme deputetët e OBRM-PDUKM-së mund të merrnin pjesë dhe t’i mbrojnë në seancën e sotme të Kuvendit, në vend që të ikin. Mbetet fakti se në këtë mënyrë OBRM-PDUKM-ja tregon se nuk ka kapacitet që t’i tejkalojë politikat e krijimit të ndarjeve artificiale midis qytetarëve”, thuhet në reagimin e partisë qeveritare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Politikë
Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Politikë
Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Politikë
Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Politikë
Kalo në kategori