LAJMI I FUNDIT:

LSDM-ja kundërshton barokizimet e reja të planifikuara nga qeveria

LSDM-ja kundërshton barokizimet e reja të planifikuara nga qeveria

Nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski, sot deklaroi se qytetarët nuk do të lejojnë barokizimin e Qendrës Tregtare në Shkup, Operës dhe Baletit dhe Sallës universale, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se do të ndryshohet qeverisja, para se të realizohet kjo çmenduri e pushtetit të Nikolla Gruevskit, duke shtuar se shkupjanët, por edhe tërë Maqedonia, janë kundër harxhimit të parave për luks.


Mançevski u bëri thirrje kompanive të ndërtimit që të mos marrin pjesë në tenderat që do të ishin shpallur nga qeveria, kurse pas ndërrimit të pushtetit, u zotua se paratë do të investohen në gasifikimin e Shkupit dhe për projekte tjera./Telegrafi/