Low: Duket keq për Reus

Ylli i Dortmundit u largua para fundit të pjesës së parë në ndeshjen në Allianz Arena ndaj Armenisë teksa e gjithë Gjermania shpreson që lojtari më i mirë i kombëtares të mos jetë lënduar.
“Ai është në spital, po u nënshtrohet skanimeve. Ne duhet të presim rezultatet. Në këto situata shumë gjëra të vërtiten në mendje”.
“Gjatë pjesës së parë e kam parë që këmba e tij ishte ënjtur. Shpresoj të mos ketë pësuar dëmtim në ligamente dhe se gjithçka do të jetë në rregull. Por, duket keq. Ne mund të thërrasim një lojtar tjetër deri 24 orë para ndeshjes së parë”, ka deklaruar tekniku gjerman për ZDF. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
07/06/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate










































