LAJMI I FUNDIT:

Lotus fillon festimet e 70-vjetorit, duke ‘djegur’ numër të madh gomash (Video)

Lotus fillon festimet e 70-vjetorit, duke ‘djegur’ numër të madh gomash (Video)

Prodhimi që nisi më 1948, ka nisur të festohet me rrathë të shpejta dhe shumë goma të ‘djegura’

Porsche nuk është i vetmi prodhues që feston 70-vjetorin, pasi në të njëjtën dalë ka filluar prodhimin edhe Lotus, transmeton Telegrafi. Kjo e fundit, do të ketë një organizim të mahnitshëm gjatë muajit shtator në bazën Hethel të Britanisë së Madhe. Por, para se kjo të ndodhë, kanë filluar disa aktivitet atraktive.


Për të treguar shkathtësinë dhe trupin e lehtë që ka Lotus, si dhe rrotat kualitative më të cilat janë të pajisura këto makina, janë bërë xhiro në një pistë të mbyllur. Exige Sport 410 dhe Evrora GT410, janë vënë në sprovë nga dy pilot profesionist, të cilat ia dolën të ‘djegin’ shumë goma, duke lënë shenjat e rrathëve në asfalt.

Me anë të ‘shënimit të territorit’ është dashur të tregohet se Lotus ka nivel të lartë sportiv, krahas linjave të egra dhe përfundimeve të kryera me shumë kujdes. /Telegrafi/