LAJMI I FUNDIT:

Lotito konfirmon besimin në Taren: Do të mbetet gjatë te Lazio

Lotito konfirmon besimin në Taren: Do të mbetet gjatë te Lazio

Igli Tare është në rolin e drejtorit sportiv që nga viti 2008.

Ish-sulmuesi shqiptar me plot sukses ka ushtruar këtë profesion tek skuadra nga kryeqyteti italian dhe viteve të fundi ka pasur shumë zëra për të ardhmen e tij.


Megjithatë presidenti i Lazios, Claudio Lotito ka konfirmuar se Tare nuk ka qenë asnjëherë në diskutim.

Gjithashtu i pari i klubit kryeqytetas ka thënë se Tare do të mbetet edhe gjatë në Olimpico në rolin e drejtorit sportiv të Lazios.

“Roli i Tares si drejtor sportiv nuk është vendosur në asnjë moment në dyshim”, tha fillimisht Lotito.

“Këtu flas edhe për të ardhmen, Tare nuk është në dyshim”, u shpreh Lotito.

Tare ka kontratë me klubi kryeqytetas deri në verën e vitit 2023, por së shpejti pritet të nisin kontaktet për vazhdimin e bashkëpunimit mes palëve.

Këtë sezon, Lazio është duke zhvilluar një sezon mjaft pozitiv dhe në Serie A mban vendin e tretë në Serie me 24 pikë të grumbulluara duke regjistruar shtatë fitore, tre barazime dhe vetëm një humbje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori