LAJMI I FUNDIT:

Lotët e bebes: bimë të cilën çdo femër e dëshiron në shtëpinë e saj!

Lotët e bebes: bimë të cilën çdo femër e dëshiron në shtëpinë e saj!
Foto: Shutterstock

Kjo bimë kacavjerrëse popullore me emrin latin Pilea Depressa quhet ndryshe Lotët e Foshnjës ose Charlie kacavjerrëse e shndritshme.

Kjo bimë ka nevojë për dritë të drejtpërdrejtë të diellit, por mund të zhvillohet edhe në hije të pjesshme. Nëse është në dritë të drejtpërdrejtë, patjetër duhet ta ujisni së paku tri herë në javë, por nëse është në hije të pjesshme, ujiteni dy herë në javë.


Është jashtëzakonisht dekorative, me dukje romantike dhe e lehtë për mirëmbajtje.

Foto: Shutterstock

Kjo lule tropikale ka nevojë për lagështi, andaj shpesh afër saj krijoni ajër të lagësht me spërkatës. Meqë është fjala për bimën kacavjerrëse, vareni saksinë në mënyrë që fletët e saj të imta të lëshohen lirshëm poshtë murit.

Mund ta lini edhe mbi orman apo dollap librash – do të jetë pamje shumë e bukur në shtëpinë tuaj. Dheu, në të cilin e keni mbjellë këtë bimë, patjetër duhet të jetë ranor, i lirë dhe alkalin. Kushtoni kujdes që çdo muaj t’i shtoni edhe pak komposto ushqyese apo pleh artificial, sepse Pilea ka nevojë që të kujdeseni për të.

Nëse dëshironi ta shumoni, vetëm pritni degë të vogla dhe futni në ujë. Pas dy javësh do të shihni që kanë lëshuar rrënjë. Ato degëza me rrënjë mbillni në dhé të lagësht dhe ujitni një herë në javë. Nëse në lule shfaqen fletë të thata, hiqni me kujdes me duar. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Lule
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
“Sindroma e motrës së madhe”: Pse mendohet se rendi i lindjes ndikon në formimin e personalitetit

“Sindroma e motrës së madhe”: Pse mendohet se rendi i lindjes ndikon në formimin e personalitetit

Lifestyle
Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Lifestyle
Kalo në kategori