LAJMI I FUNDIT:

Lotarinë Amerikane e fituan 3603 shqiptarë, ky është numri i shtetasve të Kosovës

Lotarinë Amerikane e fituan 3603 shqiptarë, ky është numri i shtetasve të Kosovës

Departamenti i Shtetit Amerikan ka publikuar së fundmi të dhënat mbi Lotarinë Amerikane. Pothuajse 84 mijë aplikantë janë përzgjedhur rastësisht nga sistemi, mes rreth 15 milionë regjistrimeve për programin “DV 2020”.

Në rajonin Europian, Rusia mban vendin e parë për numrin më të madh të aplikantëve të përzgjedhur, plot 5 118 persona. E menjëherë pas saj vjen Shqipëria me 3 603 aplikantë të përzgjedhur. përcjell Top Channel.


Më pak interes duket se kanë vendet tona fqinje për ëndrrën amerikane, pasi 260 shtetas janë zgjedhur nga Kosova, 249 nga Maqedonia dhe vetëm 35 nga Mali i Zi.


Numër të lartë të përzgjedhurish ka dhe Ukraina me rreth 3 mijë dhe më tej Turqia me 2,709. Ndërsa Islanda dhe Luksenburgu asnjë të zgjedhur.

Ndërsa në shtetet e Afrikës kryesojnë Egjipti me 5, 568 aplikantë të përzgjedhur, pasuar nga Republika Demokratike e Kongos me 4,743 persona.

Megjithëse duhet theksuar se popullsia e këtyre vendeve nuk krahasohet me popullsinë e Shqipërisë. Vendi ynë ka vetëm 2 milionë e 860 mijë banorë, ndërsa Rusia numëron rreth 140 milionë shtetas, apo Egjipti 90 milionë persona.

Ndërkohë që mundësinë e aplikimit e kanë patur të gjithë banorët e 177 shteteve të botës brenda periudhës 34 ditore, e cila filloi në 3 tetor të 2018-ës dhe është mbyllur në 6 nëntor 2018.

Megjithatë, program i Lotarisë Amerikane bën të mundur dhënien e vetëm 55 mijë vizave çdo vit, që u siguron këtyre shtetasve qëndrim të përhershëm në SHBA.

Kush nuk vërteton zotërimin e diplomës së shkollës së mesme dhe minimalisht dy vite eksperiencë apo trajnim në një post të caktuar skualifikohet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori