LAJMI I FUNDIT:

“Me lot në sy”: Ministri britanik shfaqet i emocionuar derisa sheh të moshuarën që po merrte vaksinën kundër COVID-19

“Me lot në sy”: Ministri britanik shfaqet i emocionuar derisa sheh të moshuarën që po merrte vaksinën kundër COVID-19

Veshur me një bluzë me ‘Gëzuar Krishtlindjet’, zonja Margaret Keenan, e njohur si ‘Maggie’ për miqtë dhe familjen, mund të shihej duke buzëqeshur nën maskën e saj ndërsa infermierja May Parsons në University Hospital Coventry & Warwickshire i injektoi asaj vaksinën për COVID-19.

Zonja Keenan, e cila bëhet 91-vjeçe javën e ardhshme, është një ish-asistente e dyqaneve të argjendarive që doli në pension vetëm katër vjet më parë, përcjell Telegrafi.


Ajo ka një vajzë, një djalë dhe katër nipër e mbesa.

Jepet vaksina e parë për coronavirus, fillohet nga një 90-vjeçare në Mbretërinë e Bashkuar
Lexo po ashtu Jepet vaksina e parë për coronavirus, fillohet nga një 90-vjeçare në Mbretërinë e Bashkuar

Ajo tha: ‘Unë ndihem kaq e privilegjuar që jam personi i parë i vaksinuar kundër COVID-19, është dhurata më e mirë e ditëlindjes sepse do të thotë që më në fund mund të kaloj kohë me familjen dhe miqtë e mi në Vitin e Ri”.

Në një lëvizje të parë botërore, që shefat e autoriteteve shëndetësore shpresojnë të shënojë ‘hapin e parë në rrugën e kthimit drejt normalitetit’, mijëra britanikë do të përveshin mëngët e tyre dhe të marrin një vaksinë të Pfizer, e cila është 95 për qind efektive.

Dhe Sekretari i Shëndetësisë së Britanisë së Madhe, Matt Hancock tha se ai kishte lot në sy ndërsa shikonte zonjën Keenan duke marrë vaksinën pas një viti 2020 të zymtë, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, ngjarja e sotme shënon fillimin e ‘fushatës më të madhe të vaksinave në historinë e Mbretërisë së Bashkuar’:

Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock tha se ai shpreson që banorët e shtëpive të kujdesit të fillojnë të vaksinohen para Krishtlindjeve.

Gjithsesi, sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock u bëri thirrje njerëzve që të vazhdojnë t’u binden kufizimeve të vendosura për shkak të coronavirusit, pavarësisht përdorimit të një vaksine. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Kalo në kategori