LAJMI I FUNDIT:

Lorik Cana iu jep zemër djelmoshave shqiptarë të Zvicrës: Forca djema sonte!

Lorik Cana iu jep zemër djelmoshave shqiptarë të Zvicrës: Forca djema sonte!
LENS, FRANCE - JUNE 11: Lorik Cana of Albania is shown the second yellow card from Referee Carlos Valesco Caballo and sent off during the UEFA EURO 2016 Group A match between Albania and Switzerland at Stade Bollaert-Delelis on June 11, 2016 in Lens, France. (Photo by Clive Mason/Getty Images)

Kapiteni legjendar i Shqipërisë, Lorik Cana, u ka dalë në përkrahje katër shqiptarëve që luajnë të Zvicra.

Cana që ka të gjitha rekordet me Kombëtaren shqiptare, ka postuar në rrjetin social Instagram.

“Forca djema sonte”, ka shkruar Cana.

Cana ka miqësi të madhe me Granit Xhakën, ndërsa ka folur gjithmonë fjalë të mira për Xherdan Shaqirin, Valon Behmrani dhe Blerim Xhemailin.

Lorik Cana karrierën dhe hapat e parë si futbollist i ka marrë në Zvicër te Lozana.

Lorik Cana e Blerim Xhemaili (Getty Images)

Ai pastaj ka kaluar në Franca te klubet PSG dhe Marseille.

Cana ka bërë karrierë edhe te klubet si Sunderland, Galatasaray dhe Lazio. /Telegrafi/