Rap - artistja nga Ferizaji, Loredana Zefi, po vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur në mediat rozë.

E njëjta është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, derisa ndan me fansat fotografi dhe video të llojllojshme.


Së fundmi, në llogarinë e saj personale, Instagram, ka publikuar një fotografi me armë në dorë dhe e ka shoqëruar me një mesazh.

loredana 65307462 1043046532558640 1168707872728773512 n Loredana Zefi (Foto: Instagram/loredana)

"Kurrë mos u bëj e dyta", ka shkruar Zefi krahas imazhit.

Pavarësisht kësaj, biondja nuk po ndalet së punuari në projekte të reja dhe nesër pritet të sjell diçka të re për fansat e saj.

Theksojmë që "Labyrinth" titullohet kënga e fundit e Loredanës e publikuar në qershor dhe ka mbledhur mbi 11 milionë shikime. /Telegrafi/