LAJMI I FUNDIT:

Loredana në Spanjë për ngjarjen e madhe të ndarjes së çmimeve, ‘MTV Europe Music Awards 2019’

Loredana në Spanjë për ngjarjen e madhe të ndarjes së çmimeve, ‘MTV Europe Music Awards 2019’

Reperja e njohur shqiptare e cila jeton dhe vepron në Zvicër, Loredana Zefi po vazhdon të shënojë suksese të shumta në karrierën e saj.

Së fundmi, ajo është nisur për në Seville të Spanjës, atje ku më datë 3 nëntor do të mbahet eventi i madh i ndarjes së çmimeve, ‘MTV Europe Music Awardas’.


Në këtë mbrëmje është e ftuar të performojë edhe super ylli shqiptar me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.

Dua Lipa do të performojë si e ftuar speciale në MTV EMA 2019 (Foto: Carlos Alvarez/Getty Images/Guliver)

Prezenca e Loredanës në këtë mbrëmje të ndarjes së çmimeve ka të bëjë me faktin se ajo është e nominuar për çmimin “Performuesi më i mirë zviceran”.

MTV EMA përveç çmimeve kryesore, ndan edhe disa çmime të tjera për shtetet më mëdha, duke shpërblyer artistët më të suksesshëm për çmimet përkatëse.

Trofeu i MTV EMA

Në po të njëjtën kategori që është nominuar Loredana, gjendet e nominuar edhe shqiptarja tjetër e famshme në Zvicër, Ilira Gashi.

Përmes imazheve të publikuara në rrjetet sociale, reperja nga Ferizaj ka bërë të ditur tashmë që ka mbërritur në Seville, dhe është e lumtur që po merr pjesë në eventin ku pjesëmarrës janë shumë prej yjeve botërore.

Foto: Loredana Zefi/InstaStory

Në anën tjetër, dy shqiptaret me famë ndërkombëtare, Ava Max dhe Bebe Rexha, janë ato të cilat gjithashtu janë të nominuara secila në dy kategori të çmimeve të rangut të lartë të MTV EMA. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori