LAJMI I FUNDIT:

Londra dhe Stokholmi me strategji të ndryshme, por kanë shkallë të “ngjashme” të ekspozimit ndaj coronavirusit

Londra dhe Stokholmi me strategji të ndryshme, por kanë shkallë të “ngjashme” të ekspozimit ndaj coronavirusit

Ekspozimi ndaj COVID-19 është i ngjashëm në Stokholm dhe Londër, bazuar në testet e antitrupave, me gjithë strategjitë e ndryshme të bllokimit, sugjerojnë hulumtimet.

Suedia zgjodhi të shmangte një bllokim të rreptë, duke lënë dyqanet dhe restorantet të hapura, raporton BBC.


Ekspertët shëndetësorë parashikuan që 40 për qind e popullsisë në kryeqytet, Stokholm, do të kishin zhvilluar antitrupa ndaj sëmundjes deri në muajin maj.

Hulumtimi, i botuar në Journal of Royal Society of Medicine, zbuloi se 17 për qind e njerëzve të testuar në prill, në kryeqytetin suedez, kishin zhvilluar antitrupa.

Vetëm 17 për qind e londinezëve kane krijuar antitrupa në muajin prill dhe maj gjersa 5 për qind deri 10 për qind e banorëve te Gjenevës së Zvicrës, transmeton Telegrafi.

Suedia miratoi një strategji më të lehtë për të trajtuar pandeminë krahasuar me shumicën e vendeve të tjera evropiane, duke mos e bllokuar vendin në një masë të gjerë dhe vendosi relativisht pak kufizime.

Kjo u bazua pjesërisht në idenë e krijimit të imunitetit të tufës me COVID-19. Një qasje e tillë u bë fillimisht edhe në Britani të Madhe, por që më pas u braktis kjo strategji.

Krye epidemiologu suedez: Ka pasur rënie të madhe të numrit të të infektuarve, nuk e dimë saktësisht pse
Lexo po ashtu Krye epidemiologu suedez: Ka pasur rënie të madhe të numrit të të infektuarve, nuk e dimë saktësisht pse

Ndërkohë në Mbretërinë e Bashkuar, më shumë se 46.500 njerëz kanë vdekur në një vend me popullatë prej më shumë se 66 milionë banorë.

Në Suedi, ka pasur më shumë se 5,500 vdekje në një vend prej dhjetë milionë banorë, që është një nga nivelet më të larta të vdekjeve në krahasim me madhësinë e popullsisë në Evropë dhe deri tani më e keqja midis kombeve nordike. /Telegrafi/