LAJMI I FUNDIT:

Njëri nga lojtarët me rrogën më të ulët në ekipin e parë – Reali pranë arritjes së marrëveshjes për rinovim me Vinicius

Njëri nga lojtarët me rrogën më të ulët në ekipin e parë – Reali pranë arritjes së marrëveshjes për rinovim me Vinicius
(Foto: Instagram/vinijr)

Real Madridi është shumë pranë që të arrijë marrëveshje me Vinicius Junior për rinovimin e kontratës – njofton Goal.

Braziliani ka edhe dy vite në kontratën e tanishme (deri në qershor 2024), mirëpo kampioni spanjoll shpreson ta bindë për një qëndrim më të gjatë.


21-vjeçari ishte nga lojtarët më të rëndësishëm të Los Blancos në suksesin në La Liga dhe Ligën e Kampionëve në edicionin 2021/2022 duke shënuar 22 gola dhe duke dhuruar 16 asistime në 52 ndeshje në të gjitha garat.

(Foto: Instagram/vinijr)

Burimet e Goal thonë se palët janë shumë pranë marrëveshjet dhe gjërat janë 95 për qind të kompletuara.

UEFA publikon formacionin e sezonit 2021/22 në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu UEFA publikon formacionin e sezonit 2021/22 në Ligën e Kampionëve

Kanë mbetur vetëm detajet e vogla që pritet të sqarohen para se të nënshkruhet kontrata. Qëllimi i Realit ka qenë që ta lidhë anësorin me klubin deri në vitin 2028, mirëpo është pajtuar për një qëndrim më të shkurtër.

Pas paraqitjeve të mira në sezonin që lamë pas, klubi ka dashur t’ia përmirësojë kontratën, pasi Vinicius është lojtari me pagën më të ulët në ekipin e parë me afro 3.5 milionë euro në sezon. Me kontratën e re thuhet se ai do të përfitojë deri në 10 milionë euro në vit. Veç kësaj, Mbretërit do t’ia rritin dukshëm klauzolën për të shmangu interesimet eventuale. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/vinijr)

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori