Dy tifozë mund ta shikojnë të njëjtën ndeshje për 90 minuta dhe megjithatë mund të nxjerrin përfundime krejtësisht të ndryshme nga ndeshja të cilën ata e kanë parë.

Nëse të gjithë do të binin dakord, futbolli nuk do të kishte debate, gjë që e bëjnë këtë sport madhështor dhe të shikuar.


Givemesport ka vendosur të nxisë një debat, duke hedhur vështrim në lojtarët që janë të 'vlerësuar' në klubet te tyre në Ligën Premier.

Ata janë të vlerësuar në klube, por del që sipas tifozëve, ata janë të mbivlerësuar.

Ka edhe të tillë që mendojnë që nuk vlejnë asgjë.

Por këtë e ka debati për futboll, dikujt i pëlqen një lojtar, e dikujt jo.

Më poshtë i gjeni 20 lojtarë nga 20 klubet e Ligës Premier që sipas mediumit të njohur janë të mbivlerësuar.

Arsenal | Nicolas Pepe

Pepe erdhi nga Ligue 1 ku sezonin e kaluar luajti për Lille. Ai u pagua hiq më pak se 80 milionë euro. Shumë i mbivlerësuar, por Pepe ka kohë që të na reagojë të kundërtën.

690 39

Aston Villa | Jack Grealish

Një lojtar me cilësi, por, është 24-vjeç dhe ai nuk është më i ri. Partneri i tij i mesfushës, John McGinn është më i mirë.

690 38

Bournemouth | Dominic Solanke

19 milionë euro për një lojtar që shënoi një herë në 27 paraqitje për Liverpool. Me të vërtet shumë para.

690 37

Brighton | Lewis Dunk

Një mbrojtës i mirë, por ai kishte çmim prej 40 milionë eurove në këtë verë. Ky është përkufizimi për një të mbivlerësuar - të paktën nga klubi i tij.

690 36

Burnley | Dwight McNeil

Një anësor shumë i vlerësuar, madje është kërkuar që atë ta thirr edhe Anglia. Por a keni parë ndonjëherë që ai të luajë vërtet mirë? Nuk e keni parë.

690 35

Chelsea | Willian

Për të qenë të sinqertë, ka disa lojtarë që mund t;i kishim zgjedhur nga Chelsea. Marcos Alonso, Cesar Azpiliceta, Ross Barkley, Christian Pulisic dhe Mateo Kovacic që të gjithë të mbivlerësuar. Por vendi i parë shkon për Willian.

Tetë gola në 56 paraqitje sezonin e kaluar është numër i tmerrshëm.

690 34

Crystal Palace| Andros Townsend

Shumë vlerësohet nga klub ku luan, por vetëm 15 gola në 131 ndeshje për klubin janë shumë pak.

690 33

Everton | Gylfi Sigurdsson

Ai duket mirë në goditje dënimi ose penallti. Por kontributi i tij gjatë lojës së hapur nuk është i madh. Ka pasur një fillim të dobët në sezonin aktual për Evertonin.

690 32

Leicester | Kelechi Iheanacho

Zgjedhja e një lojtari të mbivlerësuar në këtë skuadër të Leicester ishte mjaft e vështirë. Por ai që mbetet më poshtë është ish-sulmuesi i Manchester Cityt, Iheanacho. Ai shënoi një gol në 30 paraqitjet.

690 31

Liverpool | Mohamed Salah

Imagjinoni ne kemi në listë një lojtar që e ka fituar sezonin e shkuar ‘Këpucën e Artë’ të Ligës Premier dhe konsiderohet si i mbivlerësuar.

Por sasia e rasteve që ai ka te Liverpooli dhe ato që i kthen në gol, janë numra të në proporcion të ulët. Madje është edhe vetjak.

Mbetet prej më të mirëve në kampionat, por nuk mund të krahasohet me Lionel Messin ose Cristiano Ronaldon. Naby Keita mund ta konsiderojë veten me fat që nuk është në listë.

690 30

Manchester City | Kyle Walker

Në mbrojtje, Walker është i prekshëm. Por ekziston një arsye që Pep Guardiola pagoi 42 milionë euro për Joao Cancelon gjatë verës.

690 29

Manchester United | Marcus Rashford

Një gol nga loja e hapur në 16 ndeshjet e tij të fundit në United. Ai i ka luajtur shumicën e tyre si sulmues.

Ende është vetëm 21 vjeç, por ai duhet të fillojë ta tregojë vetën, pasi paguhet tepër.

690 28

Newcastle | Miguel Almiron

Klubi e bleu për një shumë rekord prej 25 milionë eurove në janar, por ende nuk ka arritur të shënojë të paktën një gol.

690 27

Norwich | Teemu Pukki

Mund të duket zgjidhje e ashpër - por nuk ka shumë lojtarë të Norwich që janë të vlerësuar veçanërisht tani.

Shumë tifozë mendojnë vetëm për Pukkin pasi ai shënoi pesë gola në tre ndeshjet e tij të para.  Shpejt pritet rënia e tij.

690 26

Sheffield United | Dekan Henderson

Asnjë portier në pranon më gola të tillë siç bëri Henderson kundër Liverpoolit. Ai pretendon të kthehet te United.

690 25

Southampton | James Ward-Prowse

Teknikisht i shkëlqyeshëm në goditje. Një nga goditësit e topit prej më të mirëve në ligë. Por, a bën 24-vjeçari mjaftueshëm në lojë e hapur? Ne mendojmë që jo.

690 24

Tottenham | Dele Alli

Një lojtar tjetër që po vaun, pasi që në start dha shumë, pasi në dy sezonet e tij të para te Spurs, ai shënoi 28 gola.

Në dy sezonet e fundit , Alli ka shënuar 14 gola dhe tani është 23 vjeç.

690 23

Watford | Roberto Pereyra

Një nga lojtarët më të mirë të Watford, por është tepër i paqëndrueshëm.  Ka një arsye që ai u lejua të largohej nga Juventusi.

690 22

West Ham | Declan Rice

20-vjeçari është një lojtar i rregullt i West Ham dhe ka marr thirrje edhe nga Anglia. Por të vlerësohet 100 milionë funte është pak e parakohshme.

690 21

Wolves| Adama Traore

Traore është një enigmë. Ndonjëherë, ai duket i pakapshëm. Ndonjëherë, ai duket i tmerrshëm.

Por, le ta pyesim, nëse ai nuk do të ishte kaq i shpejt, a do të ishte edhe Traore një futbollist profesionist? Me siguri se jo.

690 20

/Telegrafi/

telegrafi sport app