Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e reja maksimale të lejuara për derivatet e naftës për ditën e sotme.

Sipas njoftimit të MINTI-t këto janë çmimet për sot: Nafta (dizel): 1.76 €/litër, Benzina: 1.44 €/litër dhe Gasi: 0.89 €/litër


Krahasuar me ditën e djeshme, çmimi i naftës ka shënuar rënie prej 2 centësh për litër, ndërsa benzina dhe gasi kanë mbetur të pandryshuara.

Kjo rënie e çmimeve vjen pas luhatjeve të fundit në tregun e derivateve dhe pritet të reflektojë lehtësim të lehtë për konsumatorët.

Ministria vazhdon të monitorojë tregun e derivateve për të siguruar stabilitet të çmimeve dhe mbrojtje të konsumatorëve. /Telegrafi/