MINTI publikon çmimet e derivateve

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet e reja të derivateve për datën 27 maj.
MINTI njofton se për sot çmimi maksimal i naftës është 1.58 euro për litër, duke shënuar rënie për 1 cent krahasuar me të martën.
Ndërkaq, çmimi i benzinës dhe gazit mbetet i njëjtë me të hënën.
Benzina sot është 1.53 euro për litër, ndërkaq gazi 0.74 euro për litër.
Çmimet e derivateve hyjnë në fuqi në ora 10:00 dhe vlejnë 24 orë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
12 minuta më parë






































