Dy kongresistë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Keith Self dhe Suhas Subramanyam do të qëndrojnë sot për vizitë në Kosovë.

Kongresistët amerikanë do të takohen me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu dhe kryeministrin Albin Kurti.



Takimi i Haxhiut me kongresmenët e SHBA-së, Keith Self dhe Suhas Subramanyam do të mbahet në ora 11:15, ndërkaq kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do t’i takojë në ora 11:50.

Ndryshe, kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam kanë vizituar të hënën Luginën e Preshevës, ku u takuan me përfaqësues politikë dhe institucionalë shqiptarë për t’u njohur nga afër me sfidat dhe pozitën e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.