LAJMI I FUNDIT:

Lojtarët e Bayernit duhej të kthejnë veturat me benzinë ​​dhe naftë – nga tani do të ngasin ato elektrike

Lojtarët e Bayernit duhej të kthejnë veturat me benzinë ​​dhe naftë – nga tani do të ngasin ato elektrike

Bashkëpunimi mes FC Bayern dhe Audi ka kohë që vazhdon dhe këtë vit ka arritur një nivel të ri.

Gjegjësisht, futbollistët e klubit të famshëm gjerman tashmë kanë marrë modelet elektrike, që do të thotë se do të ngasin me vetura elektrike të paktën deri në vitin 2029, derisa të zgjasë kontrata me Audi, transmeton Telegrafi.


Natyrisht, veturat e sapomarra janë të destinuara për një periudhë më të shkurtër, ndoshta vetëm për një sezon.

Dhe këtë herë, administrata nuk i lë asgjë rastësisë dhe do të bëjë gjithçka që futbollistët të ngasin veturat e tyre të sponsorizuara, gjë që nuk ka qenë gjithmonë në periudhën e mëparshme.

Në mënyrë që ata të arrijnë gjithmonë të kohë në stadium, për të kryer detyrimet e tyre profesionale, përfshirë stërvitjen, në garazhin e stadiumit janë vendosur 38 karikues me fuqi 150 kW.

Kjo do të thotë që bateritë e Audi-ve të tyre elektrike do të mbushen gjatë seancës stërvitore.

Për tifozët që do të vijnë në “Aliance Arena” me vetura elektrike, po vendosen edhe karikues dhe 20 prej tyre tashmë janë vendosur.

Dhe nëse po pyesni se çfarë do të ngasin lojtarët e Bayernit në të ardhmen, në ofertë janë Audi RS e-tron GT, Q8 e-tron, Q8 Sportback e-tron dhe Q4 Sportback e-tron.

Siç pritej, zgjedhja më e mirë është Audi RS e-tron GT e zgjedhur nga dymbëdhjetë lojtarë si Thomas Müller, Leroy Sane dhe Joshua Kimmich.

Kjo kupe-limuzinë fuqizohet nga një motor elektrik që prodhon 598 kuaj-fuqi, e cila e përshpejton në 100 km/h në vetëm 3.3 sekonda. Rrezja e veprimit e një veture të tillë është 488 kilometra.

Lojtarët do të duhet të kthejnë Audit e tyre të vjetra dhe më pas ato automjete do të ofrohen në tregun e veturave të përdorura. Pritet një interes i madh sidomos nga tifozët e klubit. /Telegrafi/