LAJMI I FUNDIT:

Loja “Legend of Zelda” shet 10 milionë kopje në tri ditë

Loja “Legend of Zelda” shet 10 milionë kopje në tri ditë

Nintendo ka njoftuar se loja e saj e fundit në serinë Zelda ka shitur më shumë se 10 milionë kopje në vetëm tri ditë.

Kështu, “The Legend of Zelda: Tears of the Kingdom” ishte bërë loja më e shitur Zelda deri më tani, përcjell Telegrafi.


“Tears of the Kingdom” u publikua si ekskluzive e Nintendo Switch të premten.

Për krahasim, “The Legend of Zelda: Ocarina of Time” – loja me vlerësimin më të lartë në Metacritic – shiti 7.4 milionë kopje gjatë gjithë ecurisë së saj. /Telegrafi/