LAJMI I FUNDIT:

Loiseau: Përkushtoheni ndaj reformave, keni mbështetjen e Francës

Loiseau: Përkushtoheni ndaj reformave, keni mbështetjen e Francës

Siç raportojnë nga AIM, ministrja e Francës për Çështje Evropiane Nathalie Loiseau, tha se “Franca e nënshkroi protokollin për NATO dhe gëzohet që do të jemi aleatë në aleancën veriatlantike. Sa i përket për bisedimet e BE-së me Maqedoninë e Veriut do të hapen që kur vendi t’i mbush disa kritere”.

“Franca gjithmonë e ka mbështetur Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa tani duam shumë se kurrë ta sheh të përforcuar dhe të integruar në rajon në paqe dhe zhvillim. Dy vitet e fundit Shkupi bëri një zhvillim të jashtëzakonshëm për pajtimin rajonal dhe i tejkalua kontesti historik me Greqinë”, thotë Nathalie Loiseau, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Marrëveshja e Prespës, sipas asaj, mundësoi nënshkrimin e protokollit në NATO dhe paraqet zhvillim të madh në sigurinë e Maqedonisë së Veriut ndërsa sa i përket përafrimit të Maqedonisë së Veriut në BE ajo tha bisedimet do të hapen kur Maqedonia e Veriut do t’i përmbush të gjitha kriteret.

Në prag të vizitës së saj në Shkup, e pyetur nëse realizimi i suksesshëm i marrëveshjes së Prespës do të jetë e mjaftueshëm të nisen bisedimet me Bashkimin Evropian, Loiseau është decide se përafrimi drejt BE-së kërkon kritere tjera duke shtuar se për këtë çështje do të bisedohet në samitin e BE-së në qershor kur pritet Komisioni Evropian ta publikojë raportin për Maqedoninë e Veriut.

Ajo dëshiron që ratifikimi i protokollit për NATO të ndodh sa më shpejt, por, thotë ajo, varet nga Kuvendi në Francë.

“Duam që ratifikimi të ndodh sa më shpejt sa është e mundur dhe për këtë jemi në kontakt me Kuvendin e Francës. Nuk është aspak e thjeshtë duke marrë parasysh numrin e madh të reformave të brendshme që për momentin i diskutojmë dhe janë në rend dite. Gjatë vizitës time do të më shoqërojnë dy deputetë që janë miq të vendit tuaj dhe jam e bindur se do t’i gjejnë argumentet e duhura t’i bindin kolegët e tyre se Republika e Maqedonisë së Veriut meriton të merr shenjë inkurajimi dhe miqësia nga ana jonë”, thotë ministrja franceze për Çështje Evropiane, Nathalie Loiseau./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori