LAJMI I FUNDIT:

Lodhja e mbrëmjes për shkak të shtypjes së lartë

Lodhja e mbrëmjes për shkak të shtypjes së lartë

Meshkujt të cilët në mbrëmje luftojnë që të qëndrojnë zgjuar apo para mbrëmjes të dremitin para televizorit, do të duhej të kontrollonin zemrën dhe enët e gjakut sepse kjo është shenja më e shpeshtë e tensionit të lartë të gjakut.

Një studim japonez i bërë në 2.400 persona, ka treguar që meshkujt të cilët vuajnë nga hipertensioni më herët shkojnë në shtrat se sa meshkujt të cilët kanë vlerën e presionit të gjakut në normale.


Dhe kur flenë, kanë gjumë jo të mirë, transmeton Telegrafi.

Shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm se sa është i rrezikshëm hipertensioni, i cili shpesh është shkaktar i sulmit në zemër dhe sulmit në tru, demencës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e vlerëson përgjegjëse për vdekje të 7.5 milionë njerëzve në tërë botën.

Young man at home taking a nap in sofa

Me ilaçe, me ndërrimin e ushqimit dhe mënyrës së jetesës, shtypja mund të mbahet nën kontroll.

Reduktoni konsumin e kripës – doza e rekomanduar ditore përbën një lugë çaji kripë, prandaj mos e teproni.

Gjëja më e frikshme e shtypjes së lartë është se rrallëherë shihen simptomat e saj, edhe kur shtypja e gjakut është në nivele shumë të larta.

Nëse nuk trajtohet, shtypja e lartë e gjakut mund të çojë deri te problemet në shikim, sulmi në zemër, goditja në tru dhe gjendje tjera fatale, duke përfshirë pamjaftueshmërinë e veshkës edhe të zemrës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori