LAJMI I FUNDIT:

Lockheed Martin ia ofron ushtrisë amerikane, armën më të fuqishme laserike që deri më tani është prodhuar

Lockheed Martin ia ofron ushtrisë amerikane, armën më të fuqishme laserike që deri më tani është prodhuar

Kompania Lockheed Martin i ka ofruar ushtrisë amerikane armën laserike me fuqi prej 300 kW, që do të thotë se është arma më e fuqishme laserike që deri më tani është prezantuar apo prodhuar.

Arma laserike është zhvilluar në kuadër të iniciativës së Pentagonit – HELSI (Hight Energy Laser Scaling Initiative), që ka për qëllim forcimin dhe përmirësimin e cilësisë së fuqisë laserike, transmeton Telegrafi.


Lockheed Martin në gusht të këtij viti pranoi porositë për armët laserike me fuqi prej 60+ kW, që është sistemi i parë taktik i armëve laserike që është integruar në flotën e anijeve të ushtrisë amerikane.

E kjo armë e re laserike me fuqi prej 300 kW është e gatshme të integrohet, kurse Lockheed Martin po fokusohet në zvogëlimin e madhësisë dhe peshës së armës laserike – me qëllim që të mund të përdoret në tokë, det dhe ajër. /Telegrafi/