Kapiteni i Tottenham Hotspur, Hugo Lloris, ka pranuar se mendoi se Gabriel Jesus shënoi gol në minutat shtesë në ndeshjen kundër Manchester Cityt.

Sulmuesi brazilian realizoi nga afërsia, mirëpo pas konsultimit të VAR-it, goli u anulua pasi paraprakisht Aymeric Laporte e kishte prekur topin me dorë.

“Të jem i sinqertë, mendova se ishte gol. Është paksa pa fat për Cityn. Të gjithë mund të kenë interpretime të ndryshme tash për tash. Por, ne jemi të kënaqur me pikën e fituar”.

Përfundon baras trileri mes Cityt dhe Tottenhamit në derbin e javës në Ligën Premier Përfundon baras trileri mes Cityt dhe Tottenhamit në derbin e javës në Ligën Premier

“E shikova ekranin dhe e kuptova se kishte prekje me dorë, gjë që është e mirë për ne dhe pafat për Cityn, mirëpo ka edhe shumë ndeshje para nesh”.

“Aktualisht, thjesht duhet ta shijojmë momentin”, është shprehur portieri i Tottenhamit për Sky Sports. /Telegrafi/