LAJMI I FUNDIT:

Llogarisni për pak sekonda kur të shkoni në shtrat për t’u zgjuar të pushuar në 6, 7 apo 8

Llogarisni për pak sekonda kur të shkoni në shtrat për t’u zgjuar të pushuar në 6, 7 apo 8

Sa herë ju ka ndodhur që të flini më herët, ndërkaq të zgjoheni të lodhur dhe as që keni mundur t’i mbyllni sytë?

Ekspertët të cilët merren me gjumin kanë zbuluar që nuk është me rëndësi sa orë keni bërë gjumë por kur keni shkuar të flini, transmeton Telegrafi.

Gjumi i njeriut është i ndarë në tri cikle të gjata 90 minuta dhe gjatë asaj kohe ndërrohen fazat e gjumit tonë.

Esenca është që nuk është me rëndësi sa cikle prej nga 90 minuta keni fjetur, por që të mos zgjoheni në mes të një cikli.

Në internet është shfaqur kalkulatori i cili varësisht se kur zgjoheni, ju llogarit kur është më mirë të shkoni në shtrat për t’u zgjuar të pushuar.

Nëse keni planifikuar që të ngriheni në orën 7, atëherë në krevat do të duhej të shkoni në orën 21:46, 23:16, 00:46 apo 02:16.

Nëse orën e keni kurdisur që zilja të bjerë në orën 8, në krevat do të duhej të shkoni në orën 22:46, 24:16, 01:46 apo së paku në 03:16.

Kalkulatori i gjumit funksionon thjesht dhe mund t’ju ndihmojë që të kontrolloni vetë shkuarjen për të fjetur gjumë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Të njohim produktet
Kalo në kategori