LAJMI I FUNDIT:

Lloga takoi kryetaren e Gjykatës Supreme, diskutuan për situatën në gjyqësorin e RMV-së

Lloga takoi kryetaren e Gjykatës Supreme, diskutuan për situatën në gjyqësorin e RMV-së

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, sot u takua me kryetaren e Gjykatës Supreme Besa Ademi dhe Kryetarin e Grupit Punues për përgatitjen e Strategjisë për reformimin e sektorit Gjyqësor, Akademikun Vllado Kambovski.

Siç njoftojnë nga kabineti i Llogës, në takimin e mbajtur në Gjykatën Supreme, ata diskutuan për situatën në gjyqësor dhe tejkalimin e problemeve me të cilat përballen institucione të caktuara, përkatësisht Këshilli Gjyqësor.

“U konkludua se ngjarjet në Këshillin Gjyqësor janë në kundërshtim me angazhimet për pavarësinë dhe reputacionin e gjyqësorit, ndërtimin e besimit të publikut, si dhe rekomandimet në Raportet e Bashkimit Evropian dhe Departamentit Shtetëror Amerikan”.


“Një nga zgjidhjet për përmirësimin e gjendjes në Këshillin Gjyqësor është miratimi urgjent i ndryshimeve në Ligjin për Këshillin Gjyqësor në përputhje me Strategjinë për reformën e sektorit Gjyqësor. Ndryshimet legjislative duhet të synojnë rritjen e pavarësisë, ekspertizës dhe funksionalitetit të Këshillit Gjyqësor si një organ gjyqësor që duhet të sigurojë dhe garantojë autonominë dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me ndryshimet duhet të kapërcejnë të gjitha dobësitë e zgjidhjes ligjore, që krijuan probleme në zbatimin praktik dhe lanë hapësirë për interpretime të ndryshme. Në kuadër të grupit të punës për përgatitjen e Strategjisë së re u theksua më parë nevoja për ndryshime urgjente ligjore dhe njëkohësisht u evidentuan problemet që krijohen në zbatimin e ligjit”, thuhet në njoftimin nga Ministria e Drejtësisë.

Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes Sesionit të Gjyqtarëve dhe Sesionit të Përgjithshëm, tashmë ka dorëzuar propozime për ndryshime urgjente legjislative në Grupin Punues për Strategjinë e re, por gjithashtu ka dorëzuar edhe Iniciativë në Gjykatën Kushtetuese duke sfiduar kushtetutshmërinë e dispozitave të Ligjit për Këshillin Gjyqësor.

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik

Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik

Kronika e Zezë
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Kronika e Zezë
Emisari amerikan Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën

Emisari amerikan Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën

Lajme
Aksident i rëndë në Veternik flasin nga Emergjenca e QKUK-së: Tetë persona janë duke u trajtuar

Aksident i rëndë në Veternik flasin nga Emergjenca e QKUK-së: Tetë persona janë duke u trajtuar

Lajme
Uka: Nëse vërtetohen përgjimet, i bie që është cenuar siguria kombëtare

Uka: Nëse vërtetohen përgjimet, i bie që është cenuar siguria kombëtare

Lajme
11 persona lëndohen në një aksident në Veternik, përfshihen 11 vetura dhe një kamion

11 persona lëndohen në një aksident në Veternik, përfshihen 11 vetura dhe një kamion

Kronika e Zezë
Kalo në kategori