LAJMI I FUNDIT:

Llalla: Debati për drejtesinë po nxit kërcënimet ndaj prokurorëve!

Llalla: Debati për drejtesinë po nxit kërcënimet ndaj prokurorëve!

Duke sjellë si shembull kërcënimet që iu bënë një prokurori në Krujë nga familjarët e të pandehurit, Prokuroria e Përgjithshme kërkoi që të ndalen sulmet publike ndaj prokurorëve. Në një njoftim për mediat, Prokuroria e Përgjithshme pretendon se prokurorët po gjenden nën shantazh nga personat e inkriminuar, të cilët janë nxitur nga debati publik për reformën në drejtësi. Po ashtu, sipas Prokurorisë së Përgjithshme është vënë re një demotivim në radhët e prokurorëve, për shkak të etiketimeve në media.

Njoftimi i plotë i prokurorisë:


Prokuroria e Përgjithshme vlerëson reagimin e shpejtë të Policisë së Shtetit për arrestimin e shtetasit N.Ç., i cili ka kërcënuar në sallën e gjyqit, gjatë ushtrimit të detyrës së tij, prokurorin e Prokurorisë Krujë, Bujar Memia.

Në seancën e zhvilluar ditën e djeshme në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, prokurori ka paraqitur konkluzionet për djalin e shtetasit N.Ç, i akuzuar për veprën penale të “Prodhimit dhe shitje të lëndëve narkotike”, në bashkëpunim, dhe u kërkua dënimi me 8 vjet burgim. Në përfundim të seancës gjyqësore, shtetasi N.Ç. ka kërcënuar me jetë prokurorin, për shkak se ky i fundit kërkoi dënimin e të birit në bazë të provave.

Pavarësisht se nuk është rasti i parë që një prokuror kërcënohet për shkak të detyrës, Prokuroria e Përgjithshme është vënë në dijeni se sjelljet intimiduese kundër prokurorëve, si zyrtarë të rëndësishëm të shtetit, janë shtuar ndjeshëm.

Nisur nga kjo situatë, Prokuroria e Përgjithshme shpreh angazhimin e plotë për mbështetjen e çdo prokurori të Republikës që ushtron detyrën në përmbushje të plotë të ligjit dhe Kushtetutës.

Gjithashtu, Prokuroria e Përgjithshme do të vijojë të kërkojë me forcë nga të gjithë folësit publikë që të tregojnë maturi kur komentojnë punën e prokurorëve. Për shkak të sulmeve publike, prokurorët tashmë janë kthyer në subjekte të shantazhit dhe kërcënimit nga persona që përballen me ligjin për veprat penale që kanë kryer.

Prokuroria e Përgjithshme, duke ritheksuar mbështetjen e saj për Reformën në Drejtësi, vlerëson se fjalori kundër prokurorëve, i përdorur për të justifikuar ndryshimet ligjore, ka demotivuar këta të fundit, të cilët, gjithsesi po vijojnë të përfaqësojnë denjësisht shtetin në proceset penale për persona të përfshirë në vepra penale.

Prokuroria e Përgjithshme kërkon nga prokurorët e Republikës që, për çdo rast shqetësimi apo kërcënimi gjatë ushtrimit të detyrës së tyre, të njoftojë Prokurorinë e Përgjithshme, me qëllim që bashkërisht të veprojmë me të gjitha mjetet ligjore, për të siguruar mbrojtjen e integritetit të tyre fizik dhe profesional. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori