LAJMI I FUNDIT:

Lladrovci takon ministren në detyrë Hoxha, e falënderon për angazhimin e saj

Lladrovci takon ministren në detyrë Hoxha, e falënderon për angazhimin e saj

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka takuar Ministren e Integrimit në detyrë, Dhurata Hoxha dhe me këtë rast e ka falënderuar për angazhimin e saj për projektet infrastrukturore.

Lladrovci në veçanti e ka vlerësuar minsitren Hoxha si e para Ministre e cila ka larguar zyrtarët me akuzë deri në përfundimin e procesit, gjë të cilën e ka bërë edhe ai në komunën e Drenasit.


Ja postimi i Lladrovci:

Në takimin e rastit në Drenas, e falënderova Ministren në detyrë, Dhurata Hoxhën, për angazhimin e saj për promovimin e nevojave të vendit dhe komunës tonë për projekte të mëdha infrastrukturore.

E falënderova Ministren dhe përgëzova për angazhimin e saj konsekuent duke qenë e para ministre që largoi të gjithë zyrtarët me aktakuzë, gjë të cilën unë po ashtu e kam aplikuar që nga dita e parë si kryetar i komunës.

Vendi ynë me përfaqësuesen si Ministrja Hoxha, ka shtuar Fondet e IPA-s, WBIF dhe fondet nga donatorët bilateral, duke u vënë në shërbim të nevojave të qytetarëve me projekte nga fusha e sundimit të ligjit, mbrojtjes së ambientit, energjia, arsimi, konkurrueshmëria, etj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori