LAJMI I FUNDIT:

Lladrovci i ofron pozitë të lartë Drenorit, kundërkandidatit në zgjedhjet për kryetar

Lladrovci i ofron pozitë të lartë Drenorit, kundërkandidatit në zgjedhjet për kryetar

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i ka propozuar postin e Drejtorit të Urbanizmit, asamblistit Xhavit Drenori, i cili në zgjedhjet e fundit ishte kundërkandidat i Lladrovcit.

Këtë e ka konfirmuar vetë Drenori, duke thënë se ky është vetëm një propozim dhe se do e diskutojë nëse do ta pranojë apo jo.


Duke folur për këtë propozim, ai tregon se në fillim kishte menduar se Lladrovci ishte duke bërë shaka, por më vonë e ka kuptuar se ai e kishte seriozisht.

“Sot mbajtëm mbledhjen e Kuvendit, ku diskutuam rreth raportit të vitit të kaluar. Unë isha aty që paraqita vërejtje të mëdha rreth drejtorisë së Arsimit dhe të Urbanizmit, pasi kisha vërejtur defekte të mëdha. Vërehej se kryetari ka filluar t’i bëjë disa ndryshime dhe në këtë aspekt ai më tha që po të ofrojë Drejtorinë e Urbanizmit dhe unë e mora si në formë të humorit, sepse s’ka pasur kurrfarë bisede në formë më të gjatë. Unë i thash që jam në gjendje të të ndihmojë. Megjithatë nuk ka marrëveshje konkrete rreth kësaj pune, por thjesht janë muhabete dhe llafe të shpejta, por mua mu duk interesant se drejtori i tanishëm i Urbanizmit sikur ofroi dorëheqje. Thjesht u bënë hapat, pra u hapën rrugët për këtë diskutim. Unë i kërkova kryetarit që nesër të ulemi të diskutojmë për këtë çështje, jo sot”, tha Drenori për Indeksonline.

I pyetur se si e priti këtë propozim dhe pse do e pranonte një gjë të tillë, Drenori tha se ai do t’i hynte kësaj pune vetëm që të ç’kap këtë drejtori nga grupet kriminale.

“Është vetëm një fakt që mua më shtyn t’i hyjë kësaj aventure sepse është afat i shkurtër, që të ç’kap këtë drejtori prej grupeve kriminale qoftë me leje drejtimore, apo në çështje tjera. Janë këto argumente që do t’i diskutoj sot me ekipin tim dhe do të ulemi nesër t’i negociojmë me kryetarin. Përndryshe nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim dhe nuk e kemi në plan të ngutemi”, ka shtuar ai./Indeksonline/

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Drejtësi
“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë

“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë

Lajme
Arratisja e Sekiraqes, Haxhiu: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Arratisja e Sekiraqes, Haxhiu: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Drejtësi
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

Drejtësi
Kalo në kategori