LAJMI I FUNDIT:

Lladrovci i bindur për fitore

Lladrovci i bindur për fitore

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, është i bindur se do të jetë fitues në zgjedhjet e katër dhjetorit.

Ai ka thënë se për shumë kohë ka qenë larg familjes duke i shërbyet popullit të Kosovës dhe pikërisht tash është koha që të kthehet në vendin e tij dhe t’i shërbej qytetarëve të qytetit të tij.


Në një intervistë për Kosovapress, Ramiz Lladrovci tregon se ftesën e kryetarit të PDK-së për të kandiduar në zgjedhjet për kryetar të Drenasit, e ka pritur shumë mirë duke e lënë edhe postin e ambasadorit të Kosovës në Shqipëri, të cilin e morri para rreth një viti.

“Ftesës së kryetarit të PDK-së i jam përgjigj me kënaqësinë më të madhe që të vijë dhe të kandidoj për kryetar të Komunës së Drenasit. Ju e dini që unë kam qenë shumë kohë jashtë, larg familjes, burgu, lufta, ilegaliteti etj., sot e kam rastin që gjithë atë kontribut që e kanë bërë qytetarët e Drenasit në të mirën tonë dhe të Kosovës t’ua kthej në të mira dhe zhvillim ekonomik, në të mira për qytetarin e Drenasit. Prandaj unë edhe familja ime e kemi pranuar me kënaqësinë më të madhe ftesën e kryetarit të PDK-së dhe nuk e mendoj atë që unë do të humb e as të kthehem atje ku isha sepse kjo është forca e PDK-së e cila do të më zgjedh mua kryetar të komunës”, tha ai.

Lladrovci ka thënë se Drenasi ka qenë dhe do të mbetet bastion i PDK-së, derisa ka shtuar se nuk mund të flitet as për balotazh me ndonjë parti tjetër.

“Drenasi ka qenë bastion i PDK-së, është bastion i PDK-së, do të jetë bastion i PDK-së. Drenasi do të rritet sot më shumë se që ka qenë dje, dhe do të rritet nesër më shumë se që është sot, pra nuk flitet për balotazh. Jam i bindur sepse fuqia e PDK-së në Drenas i ka dhënë me kuptuar edhe atyre që i kanë nga një grup të vogël të njerëzve pas veti e që nuk i kanë familjarët e vet pas vete, do me thënë nuk i kanë as vëllezërit e as motrat e veta”, tha Lladrovci.

Por, në rast të fitores në Komunën e Drenasit, Ramiz Lladrovci e ka edhe planin për zhvillimin e kësaj komune.

Një ndër prioritetet e tij për rriten e ekonomisë së Drenasit është zhvillimi i Parkut Industrial “Drenasi 2”, i cili parashihet se do t’i punësoj mijëra qytetarë të Drenasit.

“Siç e dini ju Parlamenti i Kosovës tashmë e ka nxjerrë ligjin për investime strategjike dhe në këtë kuadër, përballë Parkut Industrial gjithë ajo pjesa e tokës që është rreth 82 hektarë do të jenë në shfrytëzim të Komunës së Drenasit. Ku Komuna do të lidhë investime me investitorë të huaj, pra kapitali i investitorëve të huaj do të mund të vijë dhe të investoj në Komunën e Drenasit sepse ne do t’ia përgatisim gjithë infrastrukturën për një Park Industrial që do të quhet Parku Industrial Drenasi 2, aty ne do të krijojmë mijëra vende të punës. Kjo do të bëhet në mandatin tim 5 vjeçar. Ne në këtë kompleks industrial, në këtë park industrial, do të kemi për Drenasin një siguri të madhe ekonomike … pra kjo na garanton që numri i madh të të papunëve në komunën tonë të zvogëlohet dukshëm dhe të kemi mundësinë e punësimit të mijëra djemve dhe vajzave tona”, ka thënë ai.

Lladrovci ka treguar edhe për planin e përgjithshëm të tij në zhvillimin dhe menaxhimin e Komunë së Drenasit, ku parasheh të investoj rreth 70 milionë euro. Ai ka thënë se me këto mjete do të investojë në infrastrukturë rrugore, infrastrukturë të ujërave të zeza, instalim të ujit të pijes si dhe instalimin e ngrohjes qendrore.

Lladrovci ka thënë se do të investohet edhe në infrastrukturë arsimore, si në kopshte fëmijësh dhe në fushën e sportit.

Me këtë rast, Lladrovci ka përmendur klubin e futbollit “Feniski”, të cilët në garat në Evropë kanë fituar vendin e 13-të, për çka kandidatit të PDK-së thotë se i sjell fat ky numër ngase i lidhet edhe me numrin e kandidaturës së tij në garën për Drenasin. Kjo është një prej arsyeve që Lladrovcin e bën të shprehet se do ta fitoj bindshëm komunën e Drenasit. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Situatë e tensionuar në Shkabaj, Policia asiston për rrëzimin e një objekti të nisur për xhami

Situatë e tensionuar në Shkabaj, Policia asiston për rrëzimin e një objekti të nisur për xhami

Prishtina
Mbyllet grupi

Mbyllet grupi "Albkings", shtatë të arrestuar deri më tani

Lajme
Raporti i KDI-së: Komunat e udhëhequra nga LVV jashtë listës së transparencës, këto janë katër më transparentet

Raporti i KDI-së: Komunat e udhëhequra nga LVV jashtë listës së transparencës, këto janë katër më transparentet

Lajme
Nga Prishtina në Universitetin e Arizona-s, rrëfimi inspirues i profesorit Visar Berisha

Nga Prishtina në Universitetin e Arizona-s, rrëfimi inspirues i profesorit Visar Berisha

Elfije Boletini
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Kurti tha se shkon ku e thërrasin, Jasharaj: Kryeministër, merre Nagavcin e Muratin e eja javën e ardhshme në SBASHK

Kurti tha se shkon ku e thërrasin, Jasharaj: Kryeministër, merre Nagavcin e Muratin e eja javën e ardhshme në SBASHK

Lajme
Kalo në kategori