LAJMI I FUNDIT:

Lladrovci i bindur në fitore, beson në proces zgjedhor të rregullt (Video)

Lladrovci i bindur në fitore, beson në proces zgjedhor të rregullt (Video)

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, nga radhët e PDK-së, Rramiz Lladrovci, në një intervistë në Tribuna Channel, është shprehur i bindur se më katër dhjetor PDK, do të festojë fitoren në këtë komunë.

Sipas tij, kjo do të jetë fitorja e radhës e kësaj partie dhe jo vetëm për këta nëntë muaj, por edhe në katër vjetët e ardhshme.


“Me katër dhjetor nuk pres asnjë problem sa i përket mbarëvajtjes së procesit zgjedhor në Komunën  e Drenasit”, ka thënë  Lladrovci.

E, deklaratat e partive të tjera në këtë komunë se ka gjasa që mund të ndodhin parregullësi, ai nuk i konsideron se duhet të merret me to.

Ai ka thënë se nuk ka asnjë lloj shqetësimi sa i përket  procesit zgjedhor.