LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli planifikon një lëvizje gjatë verës për Toni Kroos

Liverpooli planifikon një lëvizje gjatë verës për Toni Kroos

Liverpooli po planifikon një lëvizje gjatë verës për yllin e Real Madridit, Toni Kroos dhe janë të përgatitur t’i ofrojnë mesfushorit veteran një kontratë trevjeçare.

Marrëveshja aktuale e 32-vjeçarit në Bernabeu skadon në verën e vitit 2023 dhe presidenti i Madridit, Florentino Perez nuk ka në plan t’i ofrojë atij një zgjatje të kontratës.

Sipas gazetës spanjolle El Nacional, Real Madridi mund të shikojë të shesë ish-reprezentuesin gjerman në fund të sezonit.


Florentino Perez zgjedh ‘transferimin e shekullit’ te Real Madridi, nuk është Cristiano Ronaldo
Lexo po ashtu Florentino Perez zgjedh ‘transferimin e shekullit’ te Real Madridi, nuk është Cristiano Ronaldo

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, thuhet se është një tifoz i madh i mesfushorit, i cili ka shënuar 25 gola dhe ka dhënë 83 asistime në 340 paraqitje për Los Blancos që nga transferimi nga Bayern Munich në vitin 2014.

Thuhet se Reds janë ‘shumë serioz’ për një lëvizje për Kroos dhe do të ishin të gatshëm të paguanin rreth 30 milionë për mesfushorin gjerman.

Liverpooli thuhet se është i përgatitur t’i ofrojë fituesit të Kupës së Botës 2014 një kontratë trevjeçare në Anfield.

Real Madridi në anën tjetër është i gatshëm të lejojë Kroos të largohet pasi ai po ‘bllokon përparimin’ e mesfushorëve më të rinj, duke përfshirë Federico Valverden dhe Eduardo Camavingan. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

Premier League
Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Bundesliga
Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Kosovë
Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Përfaqësueset
Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori