LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli ndalet me barazim nga Brentfordi në trilerin e gjashtë golave

Liverpooli ndalet me barazim nga Brentfordi në trilerin e gjashtë golave

Liverpooli ka barazuar me rezultat 3-3 në udhëtim te Brentfordi në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në Ligën Premier.

Skuadra e Jurgen Klopp nuk ka arritur edhe fitoren e tretë radhazi, pasi është ndalur me barazim nga Brentfordi.


Pjesa e parë e ndeshjes i takoi për një nuancë Liverpoolit, por në fund të dy skuadrat arritën të shënojnë nga një gol.

Vendasit kaluan të parët në epërsi me anë të Ethan Pinnock (27′), i cili shënoi për 1-1, por Reds barazuan 1-1 me anë të Diogo Jota (31′).

Në pjesën e dytë, Liverpooli ishte skuadër më e mirë më kërkuese, e nisi më mirë, por në fund të dyja ekipet shënuan nga dy gola për ta mbyllur ndeshjen në barazim.

Reds shënuan të parët me anë të Mohamed Salah (57’) për 1-2, por vendasit barazuan me anë të Vitaly Janelt (63’) për 2-2.

Liverpooli arriti të kalojë edhe një herë në epërsi me Curtis Jones (67’) për 2-2, por Brentfordi nuk u dorëzua dhe në minutën e 82-të barazoi me anë të Yoane Wissa për 3-3 dhe me këtë rezultat u mbyll ndeshja.

Pas këtij barazimi, Reds e shohin veten në pozitën e parë me 14 pikë, ndërsa Brentfordi zë vendin e nëntë me nëntë pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Liverpooli luan në shtëpi ndaj Manchester Cityt, ndërsa Brentforti udhëton te West Hami. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori