Humbja tragjike e Diogo Jotas ka lënë një boshllëk të thellë në zemrat e gjithë komunitetit të Liverpoolit – një dhimbje që ka tejkaluar kufijtë e një reagimi zyrtar.
Klubi nuk është ndalur vetëm te deklaratat publike, por ka ndërmarrë veprime konkrete në nderim të jetës dhe karrierës së futbollistit të ndjerë.
Sipas raportimeve nga gazeta portugeze Record, përfaqësues të klubit, përfshirë pjesëtarë të stafit teknik, lojtarë dhe drejtues të lartë, kanë udhëtuar drejt qytetit të lindjes së Jotas, Gondomarit, për t’i bërë homazhe personalisht familjes së tij.
Në një gjest të jashtëzakonshëm, Liverpool ka vendosur të shlyejë të plotë dy vitet e mbetura të kontratës, si formë respekti dhe mbështetje për familjen e futbollistit.
Në deklaratën e së enjtes, klubi njoftoi gjithashtu dëshirën për të tërhequr përjetësisht fanellën me numrin 20, që Jota mbajti me krenari gjatë pesë sezoneve të tij në “Anfield”.
Kjo fanellë ishte pjesë e historisë së sezonit të fundit, kur Liverpool fitoi titullin e 20-të në Ligën Premier – një simbol i përjetshëm i kontributit të tij.
Tifozët, të tronditur nga lajmi i hidhur, janë mbledhur pranë memorialit të ngritur jashtë stadiumit, duke krijuar një mur ngushëllimi me lule, shalla, fanella dhe mesazhe prekëse.
Anfieldi” është kthyer në një vend pelegrinazhi emocional për ta.
Ndër ata që bënë homazhe ishte edhe ish-kapiteni Jordan Henderson, i cili nuk i përmbajti lotët teksa vendoste një fanellë pranë memorialit.
Emocionet e tij ishin reflektim i lidhjes që Jota kishte krijuar me të gjithë brenda dhe jashtë fushës.
Liverpooli po bën gjithçka për ta nderuar jo vetëm si futbollist, por si njeri – një figurë që do të mbetet përgjithmonë në zemrën e klubit dhe tifozëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Juventusi po 'peshkon' yllin e Real Madridit që nuk është në planet e Alonsos

Mediat spanjolle zbulojnë se Vinicius pati një kërkesë që tronditi Real Madridin

Nuk ndalet Man United, pas Mbeumos - synon transferimin e një top sulmuesi

Kontrata e madhe që Luis Diaz ka arritur me Bayern Munich

Madueke konfirmon largimin nga Chelsea me një letër emocionuese

Konate për ndeshjen kundër Ronaldos: Nuk doja t'i pastroja duart pas ndeshjes

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Forbes lavdëron Shqipërinë si Mesdheun sekret

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë