Liverpooli bllokon yllin e skuadrës t'i bashkohet Interit

Liverpooli ende nuk është bindur ta lë të lirë të largohet mesfushorin Curtis Jones.
Gazetari i njohur Fabrizio Romano ka dhënë një përditësim të ri lidhur me transferimin e mundshëm në formë huazimi të Curtis Jones nga Liverpooli te Interi, duke konfirmuar se negociatat mes palëve janë aktualisht të bllokuara.
Sipas Romanos, klubi anglez nuk ka dhënë dritën jeshile për largimin e mesfushorit, kryesisht për shkak të situatës së kontratës së tij.
“Për momentin, marrëveshja mbetet plotësisht e bllokuar, edhe për shkak të çështjes së rinovimit. Liverpooli nuk do ta lejonte Curtis Jones të largohej në huazim me vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij”, shpjegoi Romano.

Ai shtoi se një marrëveshje për zgjatjen e kontratës do të ishte çelësi për çdo lëvizje të mundshme në të ardhmen.
“Aktualisht nuk ka asnjë marrëveshje për rinovimin e kontratës. Do të shohim nëse palët arrijnë dakordësi për një kontratë të re, por për momentin gjithçka është e bllokuar për Curtis Jones.”
Liverpooli pritet të vazhdojë bisedimet me përfaqësuesit e lojtarit për çështjen e kontratës, përpara se të merret ndonjë vendim për huazim apo transferim të përhershëm. /Telegrafi/












































