eksperti ad

Liverpooli ka pësuar humbje me rezultat 1-0 ndaj Atletico Madridit në ndeshjen e parë të eliminimi direkt në Ligën e Kampionëve.

Saul Niguez e shënoi golin e vetëm në këtë takim dhe atë që në minutën e katërt, për t’i dhënë një rezultat të mirë skuadrës së tij për ndeshjen kthyese.


Liverpooli dështoi të gjuajë të paktë një herë në kuadrat për 90 minuta, ndërsa tani i duhet të shënojë fitore në ndeshjen kthyese ndaj të besuarve të Diego Simeones me 11 mars në Alfield Road.

690 1 3

Liverpooli edhe pse tentoi në disa mënyra nuk arriti të regjistrojë as një goditje të vetme në portë.

Kjo është hera e parë që iu ndodh The Reds që nga tetori i vitit 2018.

Një paraqitje e jashtëzakonshme dhe e disiplinuar e skuadrës së Simeones dhe ndeshja kthyese nuk do të jetë më ndryshe në paraqitjen e skuadrës së tij, mbrojtje e disiplinuar dhe kundërsulm.

Por Liverpooli ka ditur gjithmonë të bëjë rikthime të mëdha sidomos në stadiumin e tyre. /Telegrafi/  

telegrafi sport app