LAJMI I FUNDIT:

Përmbledhje – Ja çka ndodhi gjatë pranimit të Kosovës në FIFA (Video/Foto)

Përmbledhje – Ja çka ndodhi gjatë pranimit të Kosovës në FIFA (Video/Foto)

Kosova është pranuar si pjesë e FIFA-s me një numër të madh votash. Me 141 pro, Kosova është pjesë e FIFA-s.

Vokrri: Pranojeni Kosovën

Kryetari i FFK-së ,Fadil Vokrri ka folur në kongresin e FIFA-s, ku ka kërkuar pranimin.

“Presidenti i FIFA, delegatë dhe presidentët e shteteve tjera. Dua të falendëroj këshillin e FIFA-s që ka futur Kosovën në pikë të rendit për pranim. Presim që Kosova t’i lejohet të marrë pjesë në kualifikimet për botëror”.

“Jemi ndarë nga Serbia në vitin 1991. Kemi organizim të mirë të kampionatit dhe Ligës . I mbajmë kampionatet me standarde dhe statuse të FIFA-s. Kemi vazhduar të lujamë ndeshje miqësore me Hiatin, Turqinë, Shqipërinë,  Senegalin, Omanin”.

“Kemi luaju me shtet dhe federata që kanë pranuar të luajnë me Kosovën”

“Kosova është pjesë e komiteti ndërkombëtare olimpik dhe është vetëm futbolli që nuk është pranuar. Menaxherët dhe ambasadorët kanë një traditë të mirë të organizimit të futbollit”

“Kosova është duke u munduar që ta bëjë marrëdhënie të mira për të gjithë. Lë të jetojmë me futbollin” , tha Vokrri.

vokrri 88

Kongresi i FIFA-s është duke u mbajtur ku pas disa çasteve do të votohet për pranimin e Kosovës.

Aktualisht kongresi është në pauzë dhe do të vazhdoi në pikën e 12-të.

Ndërkohë votimi për Kosovën do të jetë në pikën e 15-të të rendit të FIFA-së në kongresin që po mbahet në Meksikë.

Është konfirmuar se në rast pranimit të Kosovës dhe Gjibraltarit,FIFA do t’i dhurojë 1,250.000 milionë dollar.

Vazhdon kongresi me pikën e 12-të

Tashmë jemi duke shkuar drejt votimit për Kosovën, pasi kongresi i FIFA-s, i është rikthyer punës.

Mediat serbe vazhdojnë me gënjeshtra

Mediat serbe po e teprojnë me raportimet dhe gënjeshtrat e tyre.

B 92 shkruan se Kosova në mënyrë ilegale u pranua në UEFA duke cilësuar shtetin tonë si krahinë të tyre.

Pos tjerash, ata e teprojnë duke gënjyer opinionin serb se votimi për Kosovën në FIFA mund të largohet nga programi.

E konfirmon FIFA, ja kur do të votohet për Kosovën

Votimi për Kosovën, është shtyrë për disa minuta.

Në fakt kongresi i FIFA-së është tej zgjatur pasi mendohej se për pranimin e Kosovës do të votohej rreth orës 19:00.

Por gjithçka ka ndryshuar pasi disa pika janë zgjatur dhe Kosova do të jetë në votim rreth orës 20:30.  Këtë e ka konfirmuar FIFA, që pas një pauze prej 15 minutëshe do të votohet për pranimin e Kosovës dhe Gjibraltarit në FIFA.

Është ndërprerë Kongresi i 66-të i FIFA-s, i cili po mbahet në Meksikë.

Në fakt, presidenti i ri i FIFA-s, Gianni Infantino ka kërkuar nga Kongresi të bëhet një pauzë për kafe, derisa Kongresi ka arritur në pikën e 11-të.

E pranimi i Kosovës do të shqyrtohet në pikën 15.1.

Është ndërprerë përkohësisht Kongresi i 66-të i FIFA-s, i cili po mbahet në Meksikë.

Në fakt, presidenti i ri i FIFA-s, Gianni Infantino ka kërkuar nga Kongresi të bëhet një pauzë për kafe, derisa Kongresi ka arritur në pikën e 11-të.

E pranimi i Kosovës do të shqyrtohet në pikën 15.1.

kongresi 88

E konfirmon Infantino: Do t’i ndihmojmë Kosovës

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka folur për vendet e pazhvilluara.

Ai ka deklaruar se FIFA do t’i ndihmojë vendeve të pazhvilluara në infrastrukturë dhe në mesin e këtyre vendeve është edhe Kosova.

“Ne jemi për futbollin dhe me futbollin. Do t’i ndihmojmë të gjitha vendeve që janë të pazhvilluara”.

“Ato vende që kanë infrastrukturë të dobët do t’i ndihmojmë për ta rregulluar atë pasi jemi për futbollin”, deklaroi Infantino. /Telegrafi/

Infantino-Vokrri1-720x420

FIFA duket se është bërë gati për të pranuar Kosovën në gjirin e saj në kongresin e 66-të që po mbahet në Meksikë.

Telegrafi ka siguruar një foto nga Kongresi, ku shihen flamujt e të gjitha shteteve antare.

Pranë flamurit të Koresë së Jugut, pra që pason me shkronjën “K”, është një flamur i mbuluar me të bardhë.

Ka gjasa të mëdha që aty të jetë flamuri i Kosovës i mbuluar me të bardhë, ku duket se FIFA është bërë gati për të pranuar Kosovën.

flamuri i kosoves

 Deri këtu ka mbërritur kongresi i FIFA-sKongresi i FIFA-s ka mbërritur në pikën e 11-të të rendit të ditës, ndërsa votimi i Kosovës është në pikën e 15-të.

Nëse Kosova pranohet në FIFA, Fadil Vokrri do të vendos flamurin e Kosovës në mesin e flamujve të shteteve tjera anëtare.

Për dallim nga Kongresi i UEFA-s, votimi në Kongresin e FIFA-s për çështjen e pranimit të Kosovës, do të jetë i hapur.

(E Plotësuar)  – Konfirmohet rregullimi i stadiumeve

Drejtori i departamentit, Ibër Alaj ka folur në TV Dukagjini për investimet emergjente që do të bëhen në fushat e futbollit.

“Stadiumi  i Prishtinës dhe ai Adem Jashari do të rregullohen shumë shpejtë për të qenë të gatshme për ndeshjet në shtator. Besoj që Adem Jashari do të rregullohet më shpejte”, ka thënë Alaj.

Ndryshon orari për votimin e Kosovës

Në Meksiko City prej më shumë se një ore ka nisur Kongresi i 66-të i FIFA-s.

Momentalisht është duke u diskutuar pika e dhjetë. Kosova bënë pjesë në pikën 15.

Në bazë të ecurisë së deritashme, Kosova pritet të hidhet në votim rreth orës 18:45-19:00

Këta dy njerëz e mundësuan udhëtimin e Vokrrit në Meksikë

Kryetari i Federatës së Futbollit, Fadil Vokrri ka pasur shumë probleme për të marrë pjesë në kongresin e FIFA-s në Meksikë.

Deri tek problemet ka ardhur pasi shteti meksikan nuk e ka njohur Kosovën, ndërsa është dashur intervenim i lartë për t’iu lejuar hyrja atij.

Ka qenë kryetari i FIFA-s, Gianni Infantino dhe presidenti i Meksikës që ia kanë mundësuar hyrjen në shtetin amerikano latin Vokrrit.

Të bindur në pranim

Nënkryetari i FFK-së, Agim Ademi dhe ndihmës përzgjedhësi Muharrem Sahiti janë të bindur në pranimin e Kosoës.

Dyshime rreth mënyrës së votimit, ky shtet mund ta shpëtojë Kosovën

Ende nuk dihen detajet rreth votimit të pranimit të Kosovës në FIFA.

Kjo pasi që pranimi i Kosovës mund të futet në një pako me atë të Gjibraltarit.

Nëse ndodhë një gjë e tillë, pranimi i Kosovës do të ishte shumë më i lehtë, pasi që Gjibraltari nuk ka kundërshtarë për pranim dhe sipas të gjitha gjasave i ka shumicën e votave, përcjellë “lajmi.net”.

Votimi për pranim do të bëhet pas orës 18:30.

Kongresi i hap rrugë pranimit të Kosovës

FIFA e ka konfirmuar se rasti i pranimit të Kosovës do të jetë në pikën e 15-të të Kongresit, i cili po mbahet në Meksikë.

Kongresi i FIFA-s e ka aprovuar pikën 5, respektivisht aprovimin e agjendës, që nënkupton se me këtë rast i është hapur rruga pranimit të Kosovës në FIFA.

Pranimi i Kosovës është në plan në pikën 15.1. Të gjithë shqiptarët shpresojnë që Kosova të pranohet në shtëpinë e futbollit ndërkombëtar sot.

kongres 12

Ja sa vende do të votojnë për pranimin e Kosovës

205 vende anëtare janë prezente në Kongresin e FIFA-s, i cili po mbahet në Meksikë për momentin.

Nga këto vende, Kosovës do t’i mjaftojë shumica e thjeshtë, për t’u bërë pjesë e FIFA-s, pra 51 për qindëshi ose 103 vota nga 205 të mundshme.

 “Luftë” e madhe mes kosovarëve dhe serbëve edhe në rrjetet sociale.

Një gjë e tillë po bëhet pikërisht në faqen e kanalit zyrtar të FIFA-s në Youtube.

Konverzacioni i cili shfaqet në krahun e djathtë, është i mbushur me komente të kosovarëve dhe serbëve.

Infantino në kongresin e UEFA-s kërkoi që ta njohin Kosovën si anëtarin e saj të 55-të dhe kjo ndodhi.

infantio

Serbët po e vlerësojnë si skandaloz, pranimin e Kosovës në FIFA, i cili mund të ndodh sot, në mbledhjen e Kongresit të 66-të të FIFA-s në Meksikë.

“Skandali i ri në horizont: FIFA pranon Kosovën si anëtare të saj”, shkruan “Vesti” serb, i cili e përmend edhe pranimin e para disa ditësh të Kosovës në UEFA, të cilin po ashtu e konsideron si të pa drejt dhe shkelje të statutit të shtëpisë së futbollit evropian.

Sidoqoftë, Kosova mund të bëhet sot anëtari i 210-të i FIFA-s, duke i dhënë fund izolimit shumëvjeçar.

Detaje rreth kongresit të FIFA-s

Pas pranimit në UEFA më 3 maj, Kosova sot pret edhe pranimin në FIFA.

Kongresi i 66-të i FIFA-s mbahet sot në Meksikë, nga ora 09:00 (me kohën meksikane), kurse në Kosovë fillon në ora 16:10.

Kosova është në pikën e 15 të rendit të ditës në këtë Kongres. Me pranimin në UEFA, Kosova ka pranuar të gjitha kushtet për t’u pranuar edhe në FIFA. Për Kosovën besohet se fillon diskutimi rreth orës 19:30.

Por, për pranimin e saj janë të nevojshme së paku 105 vota nga 209 vendet anëtare të kësaj organizate të futbollit.

Në rast të pranimit në FIFA, Kosova do të jetë pjesë e kualifikimeve për Kampionatin Botëror në Rusia 2018.

Telegrafi ju sjell në bashkëpunim me RTV Dukagjini të gjitha nga Meksika në kohë reale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori