LAJMI I FUNDIT:

Dueli Botërorit, dita e 12-të

Dueli Botërorit, dita e 12-të

Në RTV Dukagjini transmetohet episodi i 12 me radhë i emisionit Dueli Botëror, i cili i kushtohet Kampionatit Botëror 2018 që po zhvillohet në Rusi.

Mysafirët japin opinionet e tyre për ndeshjet e zhvilluara ditën e mërkurë në fazën grupore të turneut më të madh botëror të futbollit.


Të mërkurën janë zhvilluar ndeshjet e fundit të grupeve A dhe B:

Uruguai 3-0 Rusia (Grupi A)
Arabia Saudite 2-1 Egjipti (Grupi A)
Portugalia 1-1 Irani (Grupi B)
Spanja 2-2 Maroku

Emisioni Dueli Botëror transmetohet çdo ditë nga ora 22:30 në RTV Dukagjini dhe i kushtohet Kampionatit Botëror, ndërsa udhëhiqet nga Arta Nitaj dhe Fisnik Zymi.

Mysafirë të emisionit të sotëm (e hënë) janë:

Ismet Munishi, Trajner/Analist
Bylbyl Sokoli, Trajner/Analist
Lavdim Pireva, gazetar sporti ne telegrafi.com
Fatmir Spahiu, aktor
Kaltrina Biqkaj, futbolliste.