LAJMI I FUNDIT:

Lista Serbe me tri ministri në Qeverinë Haradinaj!?

Lista Serbe me tri ministri në Qeverinë Haradinaj!?

Sot Këshilli i Përgjithshëm të AKR-së, në mënyrë “zyrtare” u deklarua se autorizon kryetarin e këtij subjekti, Behgjet Pacolli, që bashkë me deputetët e zgjedhur dhe kryesinë e ngushtë të shoh mundësi e gjetjes së një zgjidhje për daljen nga kriza edhe jashtë koalicionit me LDK-në dhe Alternativën (koalicioni LAA).

Telegrafi mëson se koalicioni PDK-AAK-NISMA (PAN) pos që ka siguruar më parë votat e tre deputetëve të AKR-së (Behgjet Pacolli, Islam Pacolli dhe Labinot Tahiri, meqë Korab Sejdiu sipas të gjitha gjasave nuk do të votojë pro PAN-it), i ka edhe votat e nëntë deputetëve të Listës Serbe për ta votuar Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit të Kosovës dhe Ramush Haradinajn për kryeministër.


Sipas burimeve, përderisa më herët serbët kishin kërkuar postin e zëvendëspresidentit – që momentalisht nuk ekziston, por që mendonin ta kenë me ndryshime kushtetuese – tash ata do të kenë tri ministri: të Pushtetit Lokal, të Kthimit dhe të Bujqësisë që ishte kërkuar nga deputetët e Nismës për Kosovën e ku janë afro 100 milionë euro subvencione. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori