Lista Serbe ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të vendosin nëse do të marrin pjesë në seancën e nesërme të parlamentit të Kosovës, e cila duhet të vendosë për shpërbërjen e këtij organi më të lartë legjislativ.

Kështu, siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, ka thënë nënkryetari i kësaj liste, Igor Simiq.

Ai citohet të ketë thënë për TV Prva se nuk mund të parashikojë me siguri nëse parlamenti i Kosovës do të shpërndahet nesër.

“Nga përvoja që kam në lidhje me proceset politike në Kosovë, veçanërisht midis partive shqiptare, të cilat aktualisht udhëhiqen nga parimet e luftës së brendshme politike, mund të them që asgjë nuk mund të parashikohet dhe nuk mund të pretendosh asgjë derisa të ndodhë”, citohet të ketë thënë Simiq. /Telegrafi/