LAJMI I FUNDIT:

Lista Serbe: Ekziston vullneti për formimin e Asociacionit, sipas marrëveshjes së vitit 2013

Lista Serbe: Ekziston vullneti për formimin e Asociacionit, sipas marrëveshjes së vitit 2013

Formimi i Asociacionit apo Bashkësisë së komunave me shumicë serbe vazhdon të jetë prioriteti kulmor i Listës Serbe. Por, një gjë e tillë gjithashtu është obligim për institucionet e Kosovës, i cili ka dalë nga marrëveshja në kuadër të dialogut me Serbinë në Bruksel, vlerësojnë përfaqësuesit e Listës Serbe.

Igor Simiq, deputet i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës dhe zëdhënës i këtij subjekti politik, thotë se “tashmë ekziston një vullnet i mirë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, jo vetëm brenda Listës Serbe, por edhe tek përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë”.


“Në përgjithësi, ne ende nuk e kemi të caktuar datën se kur mund të nisë ky proces. Mund të them se formimi i Bashkësisë së komunave serbe, si një institucion kulmor, është proces e jo vetëm një moment kur mund të thuash ‘do ta formojmë’ dhe kaq. Ky është proces që do të kërkojë kohë”, tha Simiq.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ditë më parë ka bërë me dije se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të formohet, por vetëm në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Kjo e fundit, më 23 dhjetor 2015, pati vlerësuar se disa nga parimet e përgjithshme të marrëveshjes për Asociacionin, të datës 25 gusht 2015, nuk ishin në harmoni me Kushtetutën e Kosovës dhe se këto parime duhet të jenë në pajtueshmëri me standardet kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe, buron nga Marrëveshja e Parë e Parimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të arritur në Bruksel më 19 prill të vitit 2013. Simiq thotë se Lista Serbe do të insistojë që formimi i Asociacionit të bëhet sipas marrëveshjes së vitit 2013.

Por, njohësi i zhvillimeve politike, Rangjel Nojkiq, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, thotë se në marrëveshjen e Brukselit thuhet qartë se Asociacioni do të formohet sipas Kushtetutës së Kosovës, gjegjësisht, sipas ligjeve të saj. Kjo marrëveshje, siç thotë ai, gjendet edhe në faqen e internetit të Zyrës për Kosovën të Qeverisë së Serbisë.

Ai ka shprehur mendimin që përmbajtja e Marrëveshjes për formimin Asociacionit duhet sqaruar për opinionin, ndërkaq që Lista Serbe dhe Qeveria e Kosovës do të duhej të ulen dhe bisedojnë lidhur me vërejtjet që ka dhënë Gjykata Kushtetuese. /REL/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Besnike Salihu
Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Lajme
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

Elfije Boletini
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Implantet dentare a janë zgjidhje e përhershme për rregullimin e dhëmbëve –  flet stomatologu Hoxha

Implantet dentare a janë zgjidhje e përhershme për rregullimin e dhëmbëve –  flet stomatologu Hoxha

Shëndetësi
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Kalo në kategori