LAJMI I FUNDIT:

Lista me 12 lojtarët e skuadrës së Mourinhos që u larguan nga Solskjaer – Rojo ishte i fundit

Lista me 12 lojtarët e skuadrës së Mourinhos që u larguan nga Solskjaer – Rojo ishte i fundit

Marcos Rojo u bë lojtari më i fundit që u largua nga Manchester United të martën.

Mbrojtësi argjentinas, i cili u bashkua me Djajtë e Kuq në gusht të vitit 2014, por nuk kishte luajtur për klubin që nga nëntori 2019, ka përfunduar kalimin te Boca Juniors.


Rojo luajti 122 herë për Unitedin, duke shënuar dy gola dhe u largua nga Old Trafford me trofetë si FA Cup, EFL Cup dhe Ligën e Evropës.

p1eths9m2oh191oia18c2tgo1n7kb.jpg

Ai bëhet lojtari i 12-të nga skuadra e Jose Mourinho që Ole Gunnar Solskjaer ose kishte shitur ose ka dërguar në huazim që kur zëvendësoi trajnerin portugez në dhjetor të vitit 2018.

Një foto zyrtare tregon ekipin e skuadrës angleze nga sezoni i fundit i Mourinhos dhe lojtarët e larguar nga Solskjaer.

Por, si po kalojnë 11 lojtarët e tjerë? Le të shohim nga afër

Marouane Fellaini

Aktualisht duke luajtur në Kinë, periudha pesë vite e gjysmë e Fellainit me Unitedin, përfundoi në janar të vitit 2019.

Romelu Lukaku

A ishte gabim të shiste Lukakun? Solskjaer nuk e sheh kështu. Në fund të fundit, sulmuesi belg dëshironte të largohej nga Old Trafford.

Thënë kjo, 27-vjeçari ka bërë përshtypje në Itali, ku ai ka shënuar 54 gola në vetëm 77 ndeshje.

Diogo Dalot

I huazuar te Milani deri në fund të sezonit, mbrojtësi 21-vjeçar ka luajtur 16 ndeshje për Rossonerët.

Sipas sistemit të vlerësimit të ËhoScored, Dalot është lojtari i 17-të i Milanit me performancën më të mirë këtë sezon.

Matteo Darmian

Mbrojtësi italian aktualisht po luan në huazim te Interi – së bashku me Lukaku, Alexis Sanchez dhe Ashley Young – pasi u largua nga Old Trafford për te Parma në shtator të vitit 2019.

Alexis Sanchez

Padyshim nënshkrimi më i keq i United në histori të tyre, pasi forma e Sanchezit është përmirësuar vetëm pak që nga largimi nga Anglia për në Itali.

Reprezentuesi i Kilit ka shënuar gjashtë gola në 48 ndeshje për Interin dhe është vlerësuar si lojtari i shtatë me performancën më të mirë të në Serie A këtë sezon nga WhoScored.

Andreas Pereira

Teknikisht ende një lojtar i Man United, megjithëse nuk ka gjasa që ai të vesh fanellën e famshme të kuqe përsëri, Pereira aktualisht po përpiqet të rifitojë formën dhe besimin e tij me Lazion pas një fushate të vështirë 2019-20 në Old Trafford.

Ander Herrera

Shumë tifozë të United u pikëlluan kur Herrera vendosi të bashkohej me Paris Saint-Germain në 2019, në vend që të vazhdonte udhëtimin e tij me Djajtë e Kuq.

Mesfushori spanjoll fitoi Ligue 1, Coupe de France, Coupe de la Ligue dhe Trophee des Champions gjatë sezonit të tij debutues me parisienët. Ai gjithashtu arriti në finalen e Ligës së Kampionëve së bashku me Neymar, Kylian Mbappe dhe të tjerët.

Chris Smalling

Pas një periudhe të shkëlqyer huazimi te Roma, Smalling u transferuar përgjithmonë nga klubi italian përsëri në tetor.

31-vjeçari e ka shijuar plotësisht kohën e tij që nga largimi nga Old Trafford deri më tani.

Antonio Valencia

Ish-kapiteni i United u kthye në Ekuador në vitin 2019.

Pas një sezoni me LDU Quito, 35-vjeçari u transferua në Meksikë për të luajtur për Queretaro.

Ashley Young

Një profesionist model si Valencia, Young gjithashtu vazhdon të jetë i fortë në moshën 35-vjeçare.

Ai ka luajtur 39 herë për Interin gjatë sezonit, duke shënuar katër gola në këtë proces.

Jesse Lingard

Lingard përfundoi një lëvizje huazimi te West Ham javën e kaluar dhe Solskjaer shpreson se ai do të kthehet në United gjatë verës, i ringjallur dhe i gatshëm të luftojë për vendin e tij në ekipin e parë.

Siç mund ta shihni, Solskjaer ka zhvendosur shumë nga ata lojtarë, që disa tifozë mund të përshkruajnë si dështime nga epoka e Mourinhos.

Trajneri norvegjez gjithashtu ka sjellë disa lojtarë të kalibrit të lartë, duke përfshirë Bruno Fernandesin dhe Edinson Cavanin, ndërsa ai tashmë ka vulën e tij në skuadër dhe po tenton të arrij suksese. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori