LAJMI I FUNDIT:

Lirohet avokati për rastin e së miturës nga Drenasi

Lirohet avokati për rastin e së miturës nga Drenasi

Avokati Gazmend Halilaj është liruar nga arresti shtëpiak për rastin e së miturës nga Drenasi, e cila muaj më parë denoncoi një rast për abuzim seksual.

Këtë e konfirmoi për Telegrafin vet avokati Halilaj, i cili tha se është  mbajtur pas asnjë akuzë deri më sot.


Sipas tij, akuzat që i janë bërë nuk kanë asnjë bazë ligjore dhe siç tha ai është i gatshëm t’i përgjigjet çdo interviste nga prokuroria.

“Jam liruar nga Gjykata e Apelit, prej arrestit shtëpiak. Jam mbajtur pa asnjë akuzë deri më sot dhe jam mbajtur për vepra kundër detyrës zyrtare, që s’jam person zyrtarë hiç. Prej ditës së parë më kanë mbajtur pas asnjë akuzë, pa bërë asnjë vepër, pa asgjë mbi këtë tokë. Prokuroria le të më hetoj sa të dojë, se kam ndërmend t’i refuzoj intervistat”, ka thënë Halilaj për Telegrafi.

Avokatit Gazmend Halilaj i caktohet masa e paraburgimit një muaj
Lexo po ashtu Avokatit Gazmend Halilaj i caktohet masa e paraburgimit një muaj

Ndryshe, avokati Halilaj muaj më parë ka denoncuar rastin e abuzimit sistematik seksual ndaj së miturës në Drenas nga profesori i saj, Shkelzen Xhekaj dhe më pas nga polici hetues, Vesel Veseli. /Telegrafi/