LAJMI I FUNDIT:

Avokatit Gazmend Halilaj i caktohet masa e paraburgimit një muaj

Avokatit Gazmend Halilaj i caktohet masa e paraburgimit një muaj

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka caktuar një muaj paraburgim për avokatin Gazmend Halilaj.

Në njoftimin për media, Gjykata Themelore Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Gazmend Halilaj për shkak të veprave penale Keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin nga neni 239 par.1 nën paragrafi 1.3 i KPRK-së, Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.1 i KPRK-së dhe Frikësimi gjatë procedurës penale nga neni 395 i KPRK-së.


Arrestohet avokati Gazmend Halilaj për rastin e të miturës në Drenas
Lexo po ashtu Arrestohet avokati Gazmend Halilaj për rastin e të miturës në Drenas

“Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit Gazmend .Halilaj i është caktuar masa e paraburgimit prej datës27.02.2019 deri me datë 27.03.2019. Gjykata ka konstatuar se lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë është përmbushur kriteri nga neni 187 par.1 nënpar.1.2 pika 1.2.2. të KPRK-së, si kusht i veçantë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Gazmend Halilaj pasi që ka arsye për të besuar dhe ekzistojnë rrethana të posaçme që i pandehuri do të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në të dëmtuarën A.G dhe se masa e paraburgimit është e vetmja masë për të siguruar zhvillimin e pa penguar të procedurës penale. Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri G.H. duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar ka keqpërdorur pozitën, autoritetin dhe profesionin e tij si avokat. Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

KMDLNj: Avokatit nga Drenasi nuk iu prezantua urdhër arresti gjatë arrestimit
Lexo po ashtu KMDLNj: Avokatit nga Drenasi nuk iu prezantua urdhër arresti gjatë arrestimit