LAJMI I FUNDIT:

Liqeni i Ujmanit dhe studimi i fizibilitetit i SHBA-së përplas Kurtin dhe Selmanajn

Liqeni i Ujmanit dhe studimi i fizibilitetit i SHBA-së përplas Kurtin dhe Selmanajn

Kosova dhe Serbia më 4 shtator 2020 kanë nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington dy dokumente për normalizimin e raporteve ekonomike, në kuadër të së cilës ishte edhe ajo për Liqenin e Ujmanit.

Më pas, Shtetet e Bashkuara në qershor të 2021 u kanë dorëzuar Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, studimin e fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit, në kuadër të angazhimeve të Marrëveshjes së Uashingtonit.

E një raport i tillë sot ka bërë që të ketë një përplasje verbale ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj.

Ky i fundit gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës pyeti Kurtin rreth raportit të fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit.

Kryeministri derisa iu përgjigjur pyetjes së deputetit të LDK-së kritikoi ish-kryeministrin Avdullah Hoti që ka përfshirë Liqenin e Ujmanit në njërën ndër pikat e marrëveshjes së Uashingtonit.

Por pavarësisht marrëveshjes së Uashingtonit, Kurti tha se raporti i fizibilitetit në tërësi flet për Ujmanin në kontekst të Kosovës dhe shfrytëzimit të tij në kontekst të Kosovës, jo për përdorim të përbashkët dhe e ka korrigjuar atë që e ka bërë gabim ish kryeministri, ku ka pretenduar dhe deklarohej publikisht se Ujmani mund të shfrytëzohet bashkë me Serbinë.

“Raporti në tërësi flet për Ujmanin në kontekst të Kosovës dhe shfrytëzimit të tij në kontekst të Kosovës, jo për përdorim të përbashkët. Pjesa më e madhe e raportit, tre nga katër pikat përmban pika për veprime teknike, inxhinerike në kuadër të sistemit të Ibër Lepencit. Raporti e ka korrigjuar atë që e ka bërë gabim ish kryeministri, ku ka pretenduar dhe deklarohej publikisht se Ujmani mund të shfrytëzohet bashkë me Serbinë. Raporti askund nuk e përmend një pasaktësi të tillë.

Siç e thotë edhe parashtruesi i pyetjes retorike, mbrojtësi më i madh i sovranitetit tonë, e ka kuptuar më mirë se sa e pasaktë dhe pamundur ka qenë ai pretendim për shfrytëzim të përbashkët. Serbia është thirrur në atë marrëveshje, por jo në atë raport. Me pas qenë i mirë ai raport i mirë për Serbinë padyshim se e kishte përdorur Serbia. Ne nuk e kemi përdorur se në vazhdimësi kemi qenë në të drejtën tonë dhe kemi theksuar dhe insistuar se nuk kemi çka flasim për pronën tonë”, tha ai.

“Është indikative që ju si deputet opozitar pa nevojë e sillni këtë temë që nuk i shkon përshtati Kosovës, mbase edhe për shkak se subjekti juaj e ka nënshkruar atë marrëveshje që e hap çështjen e Ujmanit si temë, shfrytëzimin e përbashkët të një aseti të Kosovës, por për fat të mirë kjo ide nuk është marrë seriozisht dhe nuk është shtyrë përpara nga askush”, tha ai.

E më pas ishte edhe reagimi i deputetit Selmanaj, i cili këshilloi kryeministrin Kurti që raportet e ShBA-së, të merr seriozisht.

“E para, unë jam parashtrues i pyetjes, por deputeti Selmanaj. Ju keni thanë se me këtë pikë marrëveshjes shkelet dhe cenohet sovraniteti i Kosovës, tani ju thatë që nuk i ka shkuar për shtati Serbisë prandaj Serbia nuk e përdorë këtë….ju s’po dini çfarë po flisni kryeministër…

“Raportet e ShBA-së, qasjen e tyre, aleatit tonë strategjik merre shumë seriozisht, shumë seriozisht. Ke me ardh në Kuvend këtu me na fol sa i mirë është. Unë po iu këshilloj merre seriozisht”, tha ndër të tjera Selmanaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori