LAJMI I FUNDIT:

Liqeni i Ohrit me nivel të ujit 26 centimetra mbi maksimumin e lejuar

Liqeni i Ohrit me nivel të ujit 26 centimetra mbi maksimumin e lejuar

Gjatë natës së kaluar dhe orëve të hershme të mëngjesit të sotëm në tërë territorin e Maqedonisë kanë rënë reshje të shiut, të cilat ishin më të dendura në pjesën perëndimore të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të stacioneve meteorologjike, sasitë më të mëdha të shiut gjatë 12 orëve, kanë rënë në Pozharan 17 mm, Mavrovë 15mm, Manastir dhe Tetovë 12mm. Këto reshje shkaktuan rritjen e nivelit të ujit në lumenjtë e vendit, veçanërisht në pjesën perëndimore të vendit. Të dhënat e sotme të stacioneve hidrologjike nuk tregojnë dallim nga niveli i matjeve të djeshme.


Poashtu është vërejtur rritje minimale e nivelit të ujt në liqenin e Ohrit dhe të Dojranit. Liqeni i Ohrit sot shënon nivel prej 26 cm mbi maksimumin e lejuar, ndërsa Liqeni i Dojranit është 7 cm nën kufirin e nivelit të lejuar maksimal. Për shkak të erës së fuqishme jugperëndimore dhe nivelit të lartë të ujit në Liqenin e Ohrit janë shënuar përmytje të vogla në bregun e liqenit për shkak të shfaqjes së valëve të larta./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Lajme
Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli

“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli

Lajme
Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë

Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori