LAJMI I FUNDIT:

Lionel Messi shpreh dhimbjen e tij për luftën në Siri duke kërkuar që të ndërpritet (Foto)

Lionel Messi shpreh dhimbjen e tij për luftën në Siri duke kërkuar që të ndërpritet (Foto)

Super ylli i Barcelonës, Leo Messi, ka përdorur rrjetin e tij social për ta shprehur atë që ndjenë për luftën në Siri.

Në Siri tash e disa vite është duke u zhvilluar një luftë civile, ku nuk ka munguar vrasje e fëmijëve të vegjël.

Duke e parë që lufta atje nuk po ka fund, Messi ka ngritur zërin e tij duke kërkuar që kjo luftë të mbarojë.


Messi, natyrisht është një nga ambasadorët e vullnetit të mirë në UNICEF.

Në faqen e tij në Facebook që përcillet nga 88 milionë fansa në të gjithë botë, Messi shkroi një mesazh prekës të mërkurën në mbrëmje.

“Një ditë në luftë është shumë. Fëmijët e Sirisë janë subjekt i dhunës dhe mizorisë për gjashtë vite dhe mbahen peng e kësaj. Si baba dhe si ambasador i UNICEF-ti, jam me zemër të thyer. Ngreheni zërin tuaj të UNICEF-it për të kërkuar fundin e luftës”, ka shkruar Messi në facebook.

Lionel Messi është një nga yjet më të mëdha në botë dhe fjala e tij mund të ketë ndikim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Bundesliga
Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Kosovë
U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

Premier League
Për katër ditë, dy suspendime për Jude Bellingham

Për katër ditë, dy suspendime për Jude Bellingham

La Liga
Konfirmohet nga Italia: Real Madridi ka tri vite që e ndjek sensacionin e Torinos, dëshiron ta marrë qysh në verë

Konfirmohet nga Italia: Real Madridi ka tri vite që e ndjek sensacionin e Torinos, dëshiron ta marrë qysh në verë

La Liga
Kalo në kategori