LAJMI I FUNDIT:

LINE Group biznesi i vetëm shqiptar pjesëmarrës në panairin “Fensterbau Frontale” – Gjermani

LINE Group biznesi i vetëm shqiptar pjesëmarrës në panairin “Fensterbau Frontale” – Gjermani

FASAL dhe Nero Home pjesë e LINE Group do të jenë pjesëmarrës në panairin lider në botë për dyer, dritare dhe fasada “FENSTERBAU FRONTALE”, që mbahet në Nuremberg të Gjermanisë, me datat 19 deri 22 Mars në hapësirën – Hall 6; 6-358.

Në një kohë ku tregu ndryshon me shpejtësi të madhe, LINE Group ka qëndruar besnik ndaj cilësisë dhe inovacionit si themel i qëndrueshmërisë.

Me një histori të tillë vazhdojnë të shërbejmë klientët e tyre kudo në botë.

Vizitoni panairin “Fensterbau Frontale” për të përjetuar drejtpërdrejt se si produktet e Line Group mund të transformojnë projektet tuaja.

Takohuni me ekipin e ekspertëve për të diskutuar kërkesat tuaja specifike dhe për të zbuluar pse Line Group me degët e saj Fasal dhe Nero Home janë zgjedhja e besueshme për shumë ndërtues, arkitekt dhe pronarë të shtëpive.

Në shtandin e tyre, do të keni kënaqësinë të eksploroni një gamë të gjerë të produkteve duke filluar me Dritaret dhe Dyert nga Alumini dhe PVC, Dyer të Hyrjes me dizajne të ndryshme, Fasada Strukturale, Gjysmë strukturale dhe Ventiluese, Dyer të brendshme nga Druri. Faleminderit për mbështetjen tuaj të vazhdueshme!