LAJMI I FUNDIT:

Linda Halimi tërhiqet nga gara e “Kënga Magjike”?

Linda Halimi tërhiqet nga gara e “Kënga Magjike”?
Linda Halimi (Foto: Instagram)

Lindita Halimi ishte një nga këngëtaret që u përfshi në listën e konkurrentëve të artistëve ‘big’ për këtë vit në “Kënga Magjike”.

Projekti përfaqësues që mban titullin “Want My Love” duket se nuk do të jetë pjesë e garës në këtë festival.


Burime pranë News31.al kanë bërë të ditur se Lindita është tërhequr nga gara, ndërsa arsyet nuk dihen ende. Më parë, ajo u shpreh e lumtur për rikthimin në sytë e publikut, pas një mungese jo fort të shkurtër në tregun muzikor.

Në performancën e fazës së parë të konkurrimit në ‘Kënga Magjike’, Halimi përcolli gjithë energjinë e mundshme përmes këndimit.

Të gjitha lajmet nga Linda Halimi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Linda Halimi

Tashmë, mbetet të bëhet e ditur arsyeja e tërheqjes nga gara në këtë festival.

Kujtojmë që hera e fundit kur Linda Halimi ishte prezantuar në festivalin “Kënga Magjike” ishte në vitin 2010, në një bashkëpunim me Nora Istrefin dhe Big D.

Treshja ishin përjashtuar nga festivali si shkas i vonesës prej 30 minutave në prova, dhe si rrjedhojë u ishte shqiptuar dënimi nga producenti i festivalit, Ardit Gjebrea, me gjashtë vite mos të drejtë pjesëmarrje në këtë festival.

Ndërsa më vonë, Arditi kishte bërë përjashtim edhe për Nora Istrefin, e cila me kërkim falje kishte arritur që vetëm tri vite më vonë të paraqitej në festivalin “Kënga Magjike 2013” me baladën “I jemi je”.